UNDP: Problemet e shqiptarëve dhe të serbëve të ngjashme

Shqiptarët dhe serbët ndjehen njësoj keq dhe të pasigurt në Mitrovicë e shkaktarët kryesorë janë kriminaliteti, papunësia dhes tuta e keqe ekonomike, tregon hulumtimi i Kombeve të Bashkuara bërë vjet në korrik e nëntor në pjesën jugore e veriore të Mitrovicës. Hulumtimi është publikuar dje.

Serbët e anketuar në Mitrovicën veriore problemin kryesor e kanë potencuar kriminalitetin  (77 për qind), ndërsa për shqiptarët në pjesën jugor problemi kryesor është papunësia (72,2 për qind). 

Arsye për emigrim te shqiptarët është kriminalitetit (50,4%), bashkimi familjar (17,8%) dhe arsimimi më cilësor(14%), ndërsa për serbët arsye janë kriminalitetit dhe siguria e keqe (25%), bashkimi familjar  (21,7%) dhe situata politike (10%).

Për jetesë në të njëjtin qytet janë 53,7 për qind e serbëve dhe 63,6 e shqiptarëve. Për në të njëjtën firmë janë 33,7 për qind e serbëve dhe 62,4 për qind e shqiptarëve. Megjithatë ata  kundërshtojnë martesat ndërmjet përkatësive të ndryshme kombëtare. Vetëm 8 për qind e serbëve dhe  4,2 për qind e shqiptarëve do të martoheshin me pjesëtarë të nacionaliteti shqiptar, përkatësisht serb

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  
 Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button