MESAZHI/ Zyrtarja amerikane: Ju nuk jeni vendi i 53-të i SHBA, e ardhmja juaj është BE

Kur dukej se qeveria shqiptare nuk po e vë ujin në zjarr për kritikat e ashpra të Brukselit, një zyrtare amerikane i tregon ‘vendin’: Ju keni prioritet BE-në
 
Kur presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso anulloi vizitën në Tiranë, në një akt të paprecedent që do i hapte rrugën ftohjes së madhe me Brukselin, kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e do statusin e kandidatit. Ishte një sinjal i qartë. Pak ditë më parë një nga gazetat më të rëndësishme në Europë, Frankfurter Allgemeiner Zeitung shkroi se sinjalet që dërgon Brukseli në drejtim të Tiranës bien në vesh të shurdhër për shkak se integrimi evropian është tejet i largët.

Në këto kushte për kryeministrin Sali Berisha është e qartë se Bashkimi Europian nuk e qas, madje përmendja e emrit të tij në Bruksel krijon ndjesi të këqija për zyrtarët atje. Në kërkim për të gjetur një qendër mbështetje, njësoj si diktatori që kërkonte një aleat, sado larg të ishte ai, Berisha po zhytet në borxhe me botën arabe. Qindra miliona dollarë po merren nga Arabia Saudite, ndërsa Berisha nuk po ngurron të rregullojë marrëdhëniet me Rusinë. Duke shlyer borxhet e vjetra ndaj këtij vendi, ai synon të nënshkruajë marrëdhënie të mëdha bashkëpunimi. Po ashtu Serbia po tenton të fusë në një lojë të ndyrë Tiranën, duke deklaruar se e njeh si partner për të bashkëpunuar për ndarjen e Kosovës.

Dihet se ka dy qendra të demokracisë në botë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Meqë ky i fundit i ka mbyllur dyert qartazi qeverisë Berisha, kjo e fundit shpreson ndoshta se Uashingtoni do e mbajë me hatër. Por dje edhe Uashingtoni është treguar i prerë: Shqipëria e ka pikësynimi Brukselin, jo Uashingtonin.

Jennifer Brush, drejtore në Departamentin Amerikan të Shtetit për çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore gjatë një leksioni mbajtur në Tiranë u shpreh qartë dhe prerë.

Pavarësisht se në Shqipëri fryma pro amerikane është në nivelet më të larta, kjo nuk do të thotë se për çdo problem të brendshëm, shqiptarët duhet t’i hedhin sytë dhe të kërkojnë zgjidhje nga Amerika.
Sipas diplomates së lartë amerikane, shqiptarët duhet të përqendrohen në rekomandimet e Bashkimit Europian.

“Ne jemi të lumtur të mbështesim Shqipërinë, por nuk mund të zgjidhim të gjitha problemet tuaja këtu. Dhe jo vetëm kaq. Nuk mund të jeni vendi i 53-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo nuk është e mundur. Kjo nuk është e ardhmja e Shqipërisë. E ardhmja e vendit tuaj është t’i bashkoheni familjes europiane. Ne punojmë me Bashkimin Europian në një partneritet me ta, por Bashkimi Europian është një lider në këtë rajon dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. Prioriteti juaj si studentë apo profesorë të universiteteve të ndryshme përfshi rolin e politikanëve është të ndiqni rekomandimet e Bashkimit Europian duke ndjekur rrugët më të volitshme në realizimin e aspiratave tuaja europiane”, u shpreh diplomatja.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button