“ZGJOHU!” vazhdon me fushatën “PUSHO SHQIP!”

Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” ka mirëpritur Ambasadorin e Shqipërisë z. Arben Çejku në selinë e vet dhe ka informuar ekselencën e tij për ristrukturimin e ZGJOHU! si dhe për fushatat vijuese.

Ky takim wshtw njoftuar nga vetw kjo lëvizje pwrmes njw komunikate pwr shtyp
“ZGJOHU! vazhdon me fushatën PUSHO SHQIP! të cilën e filluam vitin e kaluar dhe apelon deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe të Kosovës që të pushojnë SHQIP gjatë këtij sezoni veror dhe të vizitojnë bregdetin shqiptar”, thuhet në komunikatë .

ZGJOHU! fton qytetarët që planifikojnë dhe kanë mundësi të bëjnë pushime këtë vit, të vizitojnë bregdetin tonë shqiptar për t′i shijuar bukuritë e detit Jonl, detit Adriatik si dhe liqenit të Ohrit dhe në këtë mënyrë t’a ndihmojnë vetën dhe Shqipërinë në këto kohëra të vështira financiare, por njëkohësisht edhe të njohin Shqipërinë më mirë.

“Aktivistët e ZGJOHU! do ta zhvillojnë fushatën PUSHO SHQIP! në shumë qytetet në Maqedoni dhe Kosovë në përpjekje që të joshin sa më shumë qytetar që ti vizitojnë plazhet shqiptare këtë verë. Faleminderojmë Ambasadorin e Shqipërisë z. Çejku për mbështetjen e dhënë duke shpresuar që kjo fushatë të gjejë përkrahje institucionale dhe jehonë më të madhe tek institucionet përgjegjëse. ZGJOHU! gjithashtu informoi Ambasadorin Çejku rreth fushatës BLEJ SHQIP! që planifikohet të nis në shtator me qëllim të fuqizimit të biznesit dhe kapitalit shqiptar në Maqedoni”, përfundon komunikata.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
 
Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button