Mediat Argjentinase: Kush është Shqipëria?! Shqipëria vlen sa fitimet vjetore të Messit

Një prej gazetave të përditshme më të mëdha në Argjentinë, “El Clarin”, ka vendosur sot në diskutim vendimin e Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), për të organizuar këtë miqësore ndaj Shqipërisë, një kombëtare të konsideruar prej kësaj gazete si një ekip rival aq i dobët për Argjentinën, sa që nuk do t′i ofrojë kombëtares së këtij vendi asnjë lloj testimi përpara debutimit në Kupën e Amerikës.

“Kombëtarja do të ketë ndeshjen e saj të fundit përpara Kupës së Amerikës. Të gjithë më të mirët do të jenë në fushën e lojës dhe ne do të luajmë ndaj … Shqipërisë së dobët”. “Është një kombëtare pa asnjë emër të shquar, e cila s′do të jetë asgjë më shumë se sa e ftuar në festën e argjentinasve përpara nisjes për në Kupën e Amerikës”. Duke shpjeguar se cilët janë me të vërtetë shqiptarët, “Clarin” shton: “Në gjashtë ndeshje të luajtura në kualifikueset e Botërorit, skuadra shqiptare ka arritur të grumbullojë tetë pikë. Ata mposhtën Luksemburgun dhe befasuan në 26 mars, duke fituar ndaj një Bjellorusie më të fortë në kryeqytetin e tyre”.

Shqipëria vlen sa fitimet vjetore të Messit
Diferenca midis kombëtares sonë dhe asaj të Argjentinës në shifra është pak të thuhet shokuese. Duke iu referuar “transfermarkt”, vlera e Lionel Mesit është rreth 150 milion euro, ndërkohë që gjithë kombëtarja argjentinase, e marrë bashkë, ka një vlerë të futbollistëve të saj midis 650-700 milion eurove. Ndërkohë rezulton se kombëtarja shqiptare ka një vlerë prej pothuajse 26 milion eurosh. E thënë ndryshe, vlera e kombëtares sonë e marrë bashkë është më e ulët se fitimet vjetore të Mesit, i cili fiton 30 milion euro në vit, 12 prej pagës dhe 18 prej sponsorëve.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button