Kuqezinjtë injorojnë Argjentinën

Vetëm dy ditë përpara një prej ndeshjeve më të mëdha miqësore të historisë së përfaqësueses sonë me Argjentinën.

Kombëtarja kuqezi nuk po arrin të grumbullojë, jo 18-shen për në Buenos Ajres, por as 16 lojtarë me të cilët mund të përmbushim një detyrë minimale ndaj fanellës së përfaqësueses.

Advertisement

Një pjesë e lojtarëve që luajtën në Bosnjë Hercegovinë kanë problemet me klubet, një justifikim deri diku i pranueshëm, por pjesa tjetër e titullarëve kanë zgjedhur pushimet, përpara se të luajnë përballë Argjentinës së Mesit, apo thjesht një ndeshje miqësore për të cilën kanë detyrimin moral.

Për ndeshjet zyrtare një pjesë e tyre presin me padurim telefonatën e trajnerit Kuzhe apo të përfaqësuesëve të FSHF-s, ndërkohë që kanë preferuar ta mbyllin këtë herë telefonin.

Por ne jemi Shqipëria, vetëm 11 lojtarë apo pak më shumë kemi për një skuadër përfaqësuese, mungesa e secilit sjell probleme për çdo ndeshje zyrtare, por edhe pse kjo është miqësore bëhet fjalë për t’u përballur me Argjentinën, pak ditë përpara fillimit të Kupës së Amerikës, një test real për ta që janë një nga skuadrat pretendente kryesore për trofeun, një test i skuadrës me lojtarin më të mirë të botës tashmë prej disa vitesh, si Lionel Mesi, një përballje që do të jetë padyshim në qendër të vëmendjes së futbollit ndërkombëtarë, ndërsa ne pretendojmë të kemi edhe luksin të luajmë me ç’të mundim, a ç’të gjejmë për të plotësuar 18-shen, si një ndeshje rutinë miqësore, që në ditën më të keqe do të paguanim 2 milionë euro për ta luajtur nëse do ta kërkonim ne.

Nuk ka ardhur momenti ende që ne të jemi në këtë nivel, për të konsideruar një nga 5 skuadrat më të mëdha të planetit, si një barrë për ta hequr.

Lojtarët nuk kanë asnjë detyrim për të luajtur me përfaqësuesen pasi nuk paguhen, por kanë detyrimin moral ndaj kombit ndaj asaj fanelle, që nuk mund të shkojë në Buenos Ajres e të turpërohet, thjesht se disa kërkojnë të mos prishin pushimet.

Ditën e premte skuadra do të udhëtojë drejt Argjentinës, pra vetëm pas dy ditësh e deri tani që flasim ende as trajneri nuk ka asnjë informacion rreth lojtarëve që do t’i duhet t’i udhëzojë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button