Britania: Kosova, jo pjesë e Serbisë dhe as e Shqipërisë

“Kosova është e pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë, por nuk është as pjesë e Shqipërisë”, tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jan Klif, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë për ndarjen e Kosovës.

Advertisement

Diplomati britanik e konsideron këtë ide si “një lojë politike”, të cilën qeveria e Londrës “nuk është e gatshme ta luajë”. Në një emision televiziv, Klif tha mbrëmë se ideja e tillë nuk ka fare bazë dhe se as vendet e tjera të Bashkimit Evropian nuk do ta pranonin këtë qasje.

“Mendoj se është mirë që të gjithë të reagojmë në mënyrë shumë të vendosur në mënyrë që Serbia ta kuptojë mesazhin se ndarja nuk është fare në agjendë”, porositi Klif.

Ambasadori Klif bëri të ditur se Qeveria britanike tashmë ka përgatitur një “strategji të detajuar për të siguruar më shumë njohje për Kosovën” dhe se janë duke e harmonizuar atë me strategjinë që e ka bërë Ministria e Jashtme e Kosovës. Por, ai shtoi se kjo është një “punë shumë e vështirë” sepse siç tha, serbët po punojnë në drejtim të kundërt.

Klif tha se fokusi i Londrës janë shtetet e Komonuellthit britanik dhe në Lindjen e Afërt, dhe siç tha, do të shihet se çfarë do të ndodhë me revolucionet demokratike në Afrikën veriore. Në anën tjetër ai theksoi se raporti i Dik Martit nuk shihet si pengesë për njohjet e mëtejshme të shtetit të Kosovës, ndonëse e ka dëmtuar imazhin e Kosovës.

“Unë nuk kam dëgjuar asnjë vend që thotë se nuk do ta njohë Kosovën për shkak të këtij raporti”, tha Klif.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button