Serbia lëshon patentë shoferë për banorët serb të Kosovës

Qeveria e Serbisë ka filluar të lëshojë edhe patentë shoferë për banorët serbë të Kosovës, ashtu siç kishte vepruar më parë me lëshimin e targave të automjeteve…

Agjencia e lajmeve Kosovapres bën të ditur se ditë më parë Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në komunikacion, ka ndaluar një serb nga fshati Suhodoll i Mitrovicës, tek i cili është gjetur një patentë-shofer i ri i lëshuar nga autoritetet e Qeverisë së Serbisë. Sipas të njëjtave burime, policia ka konfiskuar lejen e vozitjes së personit me arsyetimin se ky dokument nuk vlen në shtetin e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për Radio Kosovën se dokumentacionet të cilat lëshohen nga Serbia për banorët e Kosovës do të konfiskohen nga policia.

”Sa u përket dokumentacioneve të cilat u jepen qytetarëve të Kosovës prej çfardo autoriteti tjetër përveç autoriteteve të qeverisë së Kosovës do te konsiderohen jo valid edhe të njëjtat do të sekuestrohen. Kjo vlen edhe për të gjitha dokumentacionet qe u jepen qytetarëve serb në veri të Kosovës”, tha ai.

Zëdhënësi Hoti ka përmendur edhe raste të konfiskimit të targave të reja të lëshuara në Serbi për automjetet e banorëve të Kosovës me përkatësi etnike serbe. Konfiskimi është bërë me urdhrin e Ministirit Bajram Rexhepi i cili pasoi pasi 180 serbë banorë të Kosovës ishin pajisur me targa të automjeteve lëshuar në Serbi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut Per me teper klikoni me siper ^^^ Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button