Hoxhaj: Bosnja duhet të njohë pavarësinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në një takim me homologun e tij nga Bosnja e Hercegovina, Sven Alkalaj, ka kërkuar nga Qeveria boshnjake që të njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai gjithashtu ka kërkuar që ky shtet të pranojë dokumentet e udhëtimit gjë që do të mundësonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ministri Hoxhaj ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të vendosur dhe avancuar bashkëpunimin politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka takuar edhe të dërguarin ndërkombëtar në BeH, Valentin Inzko. Hoxhaj ka zhvilluar një takim të veçantë edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Igor Likšić, ku është diskutuar për thellimin e shumanshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Hoxhaj është takuar sot në Sarajevë edhe me ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Gordon.

Në një komunikatë për media të kësaj ministrie, thuhet se Hoxhaj dhe Gordon kanë biseduar lidhur me proceset ndërkombëtare rreth Kosovës dhe ndihmën e gjithanshme që SHBA-të po japin në drejtim të përmbylljes së suksesshme të tyre, duke filluar që nga procesi i njohjeve, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, por edhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Ministri Hoxhaj ka marr mbështetje nga Gordon se SHBA-të, do të vazhdojnë ndihmën e pakursyer për popullin e Kosovës. “Kosova është shtet stabil, i pavarur dhe shumetnik, dhe dialogu teknik duhet t’i zvogëlojë diferencat në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Gordon.

Gjatë qëndrimit të Sarajevë, ministri Hoxhaj ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të tjerë shtetëror, udhëheqës të partive politike, deputetë e personalitete të tjera.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button