Tregtia, Shqipëri-Kosovë, vonesa në kufi

Konfederata e Prodhuesve Shqiptarë, duke konstatuar  vonesa të vazhduesheme që u shkaktohen bizneseve në pikat kufitare të Shqipërisë me Kosovën, e vecanërisht në doganën me fluksin më të lartë të përpunimit të mallrave atë të Morinës kërkon nga autoritet e të dyja vendeve të marrin masa për përmirësimin sa më shpejt të situatës, e cila për konfindustrian është  e papranueshme. 
 

Sipas biznesit shqiptar vonesat në kufirin e përbashkët Shqipëri-Kosovë i japin goditje të rënda, afatgjatë dhe të njëkohëshme ekonomive të dy vendeve duke renditur disa arsye.

Sipas  biznesit rritja e kostove të shpërndarjes dhe transportit ul ndjeshëm fuqinë konkurenciale të prodhimeve dhe shërbimeve të Shqipërisë dhe Kosovës duke i dhënë përparësi vendeve të treta konkurente në tregti në rajon.

Sipas konfindustrias rritja e paarsyeshme e kostove të transportit si pasoje e vonesave doganore vetëm për shkaqe lehtësisht të parashikueshme dhe të zgjidhshme është goditje e pastër, që i jepet krijmit të Tregut të Përbashkët Shqiptar prej 7 milion konsumatorësh si qëllimi strategjik dhe mundësia më e mirë për zhvillim ekonomik të shpejtë dhe mirëqënien e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas konfidustrias  është krejtësisht e papranueshme, që tashme qe infrastruktura fizike rrugore, që lidh bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës të jetë e ndërtuar dhe koha e përgjithshme e transportit të mbetet pothuaj e njëjtë si përpara ndërtimit të Rrugës së Kombit vetëm për shkaqe njerëzore lehtësisht të tejkalueshme.

Sipas biznesit bllokimi i kësaj rruge ul ndjeshëm interesin për bizneseve rajonale te Europës Juglindore për shfrytëzimin e porteve të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, etj. dhe porteve të tjera shqiptare në favor të vendeve të tjera të rajonit si Selanikut, Pireut, Tivarit, etj. Duke sjellë për pasojë humbje të mëdha finaciare për ekonominë kombëtare.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button