Greqi, papunësia, emigrantët shqiptarë: Do kthehemi në atdhe

Qindra emigrant shqiptarë pritet të bashkohen në një protestë masive në Athinë. Shkak i protestës është papunësia e cila ndikon drejtpërdrejt tek komuniteti shqiptar.

Kryetari i shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Greqi, Tahir Mici, ka deklaruar se emigrantët preken nga papunësia dhe problemet ekonomike pas reformave financiare të marra së fundi nga qeveria greke. Mici vë në dukje se kriza ekonomike në Greqi po detyron kthimin masiv të emigrantëve shqiptarë në Atdheun e tyre, ndërkohë që lindin probleme të tjera që lidhen me pronat, arsimimin e fëmijëve etj.

Greqia është duke kaluar ditë të vështira ndërsa treguesit e krizës flasin se papunësia që vazhdon të rritet. Sipas shifrave zyrtare, papunësia në muajin Mars ka shkuar në 16,2%, nga 15,9% që ishte në muajin Shkurt. E shprehur ndryshe, në Mars numëroheshin mbi 800 000 vetë të papunë dhe në këtë shifër përfshihen edhe mijëra emigrantë shqiptarë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button