10 Qershor-Vërshoni në rrugë: Albanian Revolution for Democracy

Ne besojmë se liria e vërtetë do të thotë autonomi e kombinuar me përgjegjshmëri, jo pavarësi e papërgjegjshëme. Liria e vërtetë e bën çdo person përgjegjës për veprimet e tij në përputhje me ndërgjegjen e tij, perpara komunitetit të cilit i përket.

Ne jemi të rinj të zakonshëm, jemi si ju: njerëz të thjeshtë, që ngrihen çdo mëngjes për të studiuar, për të punuar ose të gjejnë një punë, njerëz që kanë familje dhe miq. Njerëz, të cilët punojnë shumë çdo ditë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për ata që na rrethojnë. Disa prej nesh e konsiderojnë veten progresistë, të tjerë konservatorë, disa demokratë e disa socialistë. Disa prej nesh janë besimtarë, disa jo. Disa prej nesh kanë përcaktime të qarta ideologjike, të tjerët janë apolitikë, por ne, ne jemi të gjithë të shqetësuar, të zemëruar, të INDINJUAR, me politikën, ekonominë dhe pikëpamjet sociale që ne shohim përreth : korrupsioni midis politikanëve na ka lënë të pafuqishëm, pa zë.

Kjo situatë është bërë normale, një vuajtje e përditshme, pa shpresë. Por nëse ne bashkojmë forcat, ne mund ta ndryshojmë atë. Është koha për të ndryshuar gjërat, koha për të ndërtuar një shoqëri më të mirë së bashku. Prandaj, ne fuqimisht argumentojmë se:

Prioritetet e çdo shoqërie të përparuar duhet të jenë: barazia, përparimi, solidariteti, liria e kulturës, qëndrueshmëria dhe zhvillimi, mirëqenia dhe lumturia e njerëzve.
Këto janë të vërteta të patjetërsueshme që ne duhet ti përbrendësojmë në shoqërinë tonë: të drejtën për strehim, punësim, kulturë, shëndetësi, arsim, pjesëmarrje politike, zhvillimin e lirë personal për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

Gjëndja aktuale e qeverisë dhe e sistemit tonë ekonomik nuk kujdeset për këto të drejta dhe në shumë mënyra është një pengesë për progresin e të rinjëve dhe e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Demokracia i takon popullit (Demo = njeri, Kratos = qeveri) që do të thotë se qeveria është e bërë nga secili prej nesh. Megjithatë, në Shqiperinë tonë, pjesa më e madhe e klasës politike nuk na dëgjon. Politikanët duhet të përcojnë zërin tonë në institucione, në mënyrë, lehtësimin e pjesëmarrjes politike të qytetarëve nëpërmjet kanaleve direkte, që sigurojnë përfitim më të gjërë në mbarë shoqërinë, të mos pasurohen dhe të përparojnë me shpenzimet tona, duke ndjekur vetëm diktatura me fuqi ekonomike dhe mbajtjen e posteve në pushtet nëpërmjet një bipartidizimi.

Lakmia për pushtet dhe akumulimi i saj në vetëm disa persona: krijojnë pabarazi, tension dhe padrejtësi që çon në dhunë, te cilën ne kategorikisht e refuzojmë. Një model i vjetëruar dhe i panatyrshëm ekonomik, furnizon makinerinë shoqërore në një spirale në rritje që konsumon veten duke pasuruar disa dhe dërgon në varfëri pjesën tjetër.

Vullneti dhe qëllimi i sistemit aktual është grumbullimi i parave, jo në lidhje me efikasitetin dhe mirëqenien e shoqërisë, por shterimin e burimeve përfituese dhe shkatërrimin e vëndit dhe të natyrës, duke krijuar papunësi dhe konsumatorë, në të gjitha fushat, të pakënaqur.

Qytetarët janë ingranazhet e një makine të dizenjuar për të pasuruar një pakicë e cila nuk do tja dijë për nevojat tona. Ne jemi anonim, por pa ne, azgjë nga këto nuk do të ekzistonin, sepse ne levizim botën.
Në qoftë se, njësoj si shoqëria, ne mësojme që të mos e besojmë të ardhmen tone mbi një ekonomi abstrakte, e cila nuk jep përfitime për shumicën, atëhere ne do të mund të eleminojmë abuzimet të cilat po i vuajmë të gjithë. Ne kemi nevojë për një revolucion etik. Ne do të vemë gjithcka në shërbimin tonë.

“…Për të gjitha, sa thashë më sipër :
Unë ndihem i INDINJUAR.
Unë besoj se mund ta ndryshoj.
Unë mendoj se mund të ndihmoj për këtë ndryshim.
Unë e di se së bashku ne mundemi…”

Çdo aktivitet shoqëror është nga natyra e tij ndihmës. Ne besojmë se koha në të cilën jetojmë kërkon një ndryshim në kurs. Nëse ne nuk do ta ndryshojmë se shpejti, ajo do të ndryshoje për keq në realitet. Prandaj ne kemi një rrugë të gjatë për të bërrë. Një rrugë e angazhimit civil, në të cilën të drejtat dhe detyrat janë ribashkuar si fytyrat e të njëjtës monedhë.

Unë ndihem i INDINJUAR.
Unë besoj se mund ta ndryshoj.
Unë mendoj se mund të ndihmoj për këtë ndryshim.
Unë e di se së bashku ne mundemi..

TE RIJNTE E INDINJUAR

“ ..Një për të gjithë, e të gjithë për Një..”

Arsyet kryesore te ketij tubimi te organizauar nga vete populli dhe jo nga partite politike:

1.Numërim i qartë dhe i vërtetë i votës së qytetarëve.
2.Rrotacion politik pa tension dhe paqësor.
3.Vende të reja pune dhe zbutje e varfërisë.
4.Gjyqësor i pavarur.
5.Luftë e vërtetë dhe tolerancë zero ndaj korrupsiionit.
6.Administratë publike efikase e ngritur mbi meritokraci.
7.Reformë në arsimin e lartë.
8.Politika për të ardhmen e të rinjëve.
9.Reformë në shëndetësi.
10.Mbrojtje dhe përkujdesje për shtresat në nevojë.
11.Respektim i kuotave të përfaqësimit të grave.
12.Të drejtë vote për emigrantët.
13.Jo financimit publik për partitë dhe qartësim i prejardhjes së donacioneve të partive politike.

Ndaj behhuni pjesmarres edhe ju ne protesten qe do të bëhet në datën 10 Qershor, ora 16:00, para zyrave të Kuvendit, Rr Ismail Qemali. Ajo do zgjasë dy ditë, duke përfunduar në orën 12:00 të ditës së shtunë. Ne do ta gdhijmë gjithë natën para derës kryesore me praninë e një grupi muzikor. Ftoni sa më shumë njerëz, por mos harroni të merrni me vete edhe një flamur kuq e zi. Bashkohu me ne në Indinjatën e të gjithëve sepse SHQIPËRIA ËSHTË E TË GJITHËVE. Nuk kemi mbeshtetje politike (majtas apo djathts) dhe nuk kërkojmë! Duam drejtësi e shanse të barabarta!

Me respekt,
Ardit SALIAJ

Organizatori i faqes ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button