Shqipëria, “Der Spiegel”: Tensionet po zvogëlojë shanset për anëtarësim

Berlin, 8 qershor 2011 – Tensionet politike që kanë përfshirë zgjedhjet e fundit po dëmtojnë shanset e Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Revista gjermane “Der Spiegel”, në analizën mbi situatën aktuale në vendin tonë citon se “vendi është i ndarë në dy kampe politike ndërsa protestuesit kanë dalë në rrugë duke premtuar nje revolucion”.

“Shqipëria është një vend anëtar i Nato-s dhe aspiron të bëhet pjesë e familjes europiane, por, pikëpyetjet e ngritura rreth zgjedhjeve lokale dhe posaçërisht për ato për kryetarin e bashkisë së Tiranës i kanë ulur shanset që kjo ëndërr të bëhet realitet sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan gazetari Jan Puhl.
“20 vjet pas rënies së perders se hekurt, vetëm Shqipëria ka ngelur prapa”- citon gazetari,  i cili i referohet vëzhguesve të shumtë që e konsiderojnë Shqipërinë si “një fortesë së armëve, drogës dhe trafikantëve të femrave si dhe atdhe i gjakmarrjes”.

Advertisement

Por, për më tepër, lufta mes Ramës dhe Bashës për kryetarin e bashkisë së Tiranës ka lënë në hije edhe ndonjë progres politik të bërë për dy vjet. Sipas të përditshmes gjermane, “rivaliteti mes këtyre dy njerëzve nxjerr në pah problemin e Shqipërisë. Elita politike nuk është e përgatitur për të pranuar humbjen në kutitë e votimit, ndërsa organeve demokratike të shtetit u mungon autoriteti i nevojshëm.”

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
 
Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button