Politika e konfliktit midis partive shqiptare, forcoi më shumë maqedonasit
Nga Partizan Cene
Mbaruan zgjedhjet në Maqedoni , dhe vetëm nga numrat këto zgjedhje tregojnë shumë ..
Fillimisht le të përqëndrohemi vetëm në një numur , pasi aty qëndron edhe bazy e asaj që duam të analizojmë .
Partitë shqiptare , morën në këtë legjislaturë që vjen vetëm 25 depudet . Kjo shifër është gati 19% më e ulët se sa në legjislaturën që kaloi .Pra kishin 29 depudetë , dhe morën 4 më pak sivjet ..
Bile , meqënëse sivjet u lejua edhe votimi në diasporë , pamvarsisht se diaspora e Shqiptarëve nga tokat e tyre në Maqedoni , është gati e barabartë me atë të vetë maqedonasve , këta të fundit i morën te tre vendet e mundshme për në paralamentin e Maqedonisë .
Në pamje të parë , duke e venë në shinat e zhvillimeve në një shtet demokratik , duket krejt normale .. Mirpo kush e shikon më thllë e kuption se nuk kanë shkuar mirë gjërat për politkën shqiptare në përgjithësi , në shtetin e Maqedonisë ..
Para zgjedhjeve , edhe Medu Thaçi i PDSH -së , por edhe Ali Ahmeti i BDI -së , si partisë më të mëdha shqiptare , kishin krijuar përshtypjen në elektorat se do ta rrisnin ndjeshëm numrin e depudetëve shqiptar në Maqedoni ..
Po kështu edhe parti të tjera si PDK apo PDR prisnin një rezultat të mirë nga këto zgjedhje ..
Po të kihet parasysh numri i shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni , mundësia është për deri në 35 depudet , dhe pse jo edhe më shumë , po të bindeshin edhe maqedonët se politikat dhe programe e partive shqiptare , mund ta ndihmojnë seriozisht mbarëvajtjen e ekonomisë dhe të të gjithë vendit .
Por fjalët tashmë ja kanë lenë vendin veprave . Humbja e 4 vendeve në Parlamentin maqedon , eshtë një ndodhi që ka shkaqet e saj :
1- Përfaqsimi i shqiptarëve me shumë subjekte elektorale , bëri fragmentizimin e votës , duke bërë që në shumë raste të përfitonin kandidatët maqedon edhe në zona që ishin gati të sigurta se do ti fitonin shqiptarët .
2- Elita shqiptare në Maqedoni , vazhdoi edhe gjatë fushtës , klimën e konfliktit dhe të kontradiktave jo themelore , por thjesht pushtetare , duke lakmuar një vend për pushtet dhe jo për të përfaqsuar popullin .. Kjo u pa edhe nga grindjet dhe sharjet e hapura , pa as më të voglin argumet nga të gjitha palët , kryesisht nga dy partitë kryesore ..
3- Prania e BDI , në koalicionin e Gruevskit ( VMRO- DPMNE – BDI) nuk solli ndon jë rezultat të dukshëm dhe të prekshëm për shqiptarët , me përjashtim të liberalizimit të vizave , gje kjo që konsiderohet nga shqiptarët si diçka që do të ndodhte gjithsesi ..
4- Megjithse 29 depudet , në legjislacionin e kaluar , asnjëherë nuk u votua me 29 vota kundër , për shumë ligje në parlamentin e kaluar që , megjithse nuk cënonin ndofta direkt shqiptarët dhe bashkëjetesën me maqedonët , tëë paktën nuk i ndihmuan shqiptarët të jenë akoma më afër barazisë , duke detyruar me forcën e kartonave , zbatimin e ” Marrveshjes së Ohrit” , si dhe nderimin dhe jo përndjekjen e ish luftëtarëve të UÇK , që e detyruan qeverinë e Maqedonisë ta nënëshkruaj këtë marrveshje . (Siç dihet qeveria Gruefski- Ahmeti e ka anashkaluar shumë herë këtë marrveshje dhe gati 40% të pikave të saj nuk janë zbatuar ..
5 – Përpilimi dhe nxjerrja në dritë e materialeve historike , bazë , që cënojnë direkt shqiptarët dhe ekzistencën e tyre shekullore në trojet e tyre ,(Enciklopedia , e turpshme , dhe materiale të tjera gjoja “historike”, kisha orthodokse brenda në Kalanë e Shkupit etj ) që i tregojnë shqiptarët të ardhur në tokat e tyre dhe jo vendas ), ishte një argument që u diskutua gjatë jashtë parlamentit , por nuk u diskutua fare në parlamentin e Maqedonisë ose u diskutua fare pak .. Duket si argument jo thelbësor , por mund të them se ishte e rëndësishme që zëri i shqiptarëve të përfaqsohej njësh në paralamentin e Maqedonisë për çështje të tilla
6- Korrupsioni dhe ryshfetet , që jo vetëm tashë pëshpëriten në popull , por janë bërë gangrenë në mbarëvajtjen e ekonomisë dhe në investimet e mundshme , në përgjithësi , dhe ato në vendet e banuara me shqiptarë në veçanti ..
Pra me pak fjalë , elita shqiptare e politikës , jo vetëm që nuk kishte bashkim programesh dhe ideshë , por nuk kishte asnjëherë në legjislacionin e kaluar bashkim zëri qoftë edhe përçështje kombëtare të rëndësishme .
Nga ana tjetër programet e paraqitura , duket se ose nuk u kuptuan mirë nga elektorati shqiptar ose nuk u sqaruan drejtë nga partitë në fushatën që u mbyll .
Mendoj se ka ardhur koha që edhe pse me 25 depudet , aspekti politik shqiptar të jetë në qendër të vëmendjes eë udhheqejs së 6tyre dhe të ketë dëshirën ti lerë mënjanë grindjet dhe ndasitë , pasi pamvarsisht se trumbetohet se janë të barabartë me Maqedonasit , ka shumë rrugë për ta arritur në realitet këtë gjë .
Investimet dhe të mirat materiale që vijnë në Republikën e Maqedonisë , të ndahen në proporcion të drejtë edhe me shqiptarët . Kjo do të rrisë saktë besueshmërinë e vetshqiptarëve tek udhheqja e tyre që i përfaqson në parlamentin e Maqedonisë .
Nga ana tjetër , ka edhe një faktor shumë të rëndësishëm që influencon ,veçanërisht në klimën konfliktuale midis partive shqiptare në Mqedoni . Ky faktor ka të bëjë me klimën akoma më të tensionuar , që përçon politika shqiptarë në Prishtinë , dhe ajo katastrofike që vazhdon në Tiranë . Mirëpo , në Prishtinë dhe në Tiranë janë faktorë ,vetëm shqiptar që vendosin , në Maqedoni është faktori maqedon , që në rolin e ulkut gjithmonë i pëlqen mjegulla ..
Politika e Tiranës zyrtare fatkeqsisht , nuk ka ndihmuar kurrë në bashkimin e faktorit shqiptar në një karton të vetëm , për çështje madhore , pasi vetë Tirana i lëpihet perndimit dhe nuk e shikon të udhës të verë “veton” ndonjëherë ose të paktën ti shtrëngoi dhëmbët politokës antishqiptare që vihet re shumë herë në maqedoni .
Ndihma e Tiranës do të ishte vendimtare shumë herë , por fatkeqsishtë këtë “privilegj ” e shpërdoron në përgjithësi politika e papërgjegjshme e shtetit amë ..
Are , nuk ka dhe kohë politika në Tiranë , të merret me shqiptarët në Maqedoni pasi i duhet shumë kohë të godasë “armiqtë “që ka këtu në Tiranë …
Shpresojmë se këtë legjislaturë , zëri shqiptar në parlamentin e Maqedonisë do të jetë më i bashkuar dhe më frytdhënës në shërbim të popullit të vet dhe forcimit të shtetit ku ata jetojnë , në trojet e tyre në Maqedoni ..
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.