Ish-trajneri i kombëtares, Mehdin Zhega prej dy javësh në koma
Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Mehdin Zhega po lufton me vdekjen në spitalin e Torontos në Kanada. Rreth dy javë e gjysëm më parë, ndërsa ishte për vizitë tek kunati i tij, ish-tekniku kuqezi ka rrëshqitur aksidentalisht në banjo dhe ka përplasur kokën në pjesën e prapme të saj, ç’ka i ka shkaktuar një këputjen e rruazës së fundit të pjesës së qafës.
Zhega është çuar direkt në spitalin e Torontos, në Kanada, ku ndodhet prej më shumë se dy javësh në në gjendje kome.
Zëvendës sekretari i Federatës, Besnik Çela, ka pohuar se gjëndja shëndetësore e ish trajnerit të kombëtares nuk është e mirë. “Është në gjendje koma dhe mjekët i japin pak shpresë për jetën. Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar, por tashmë shumë gjëra nuk janë më në dorë të mjekëve”, ka deklaruar Çela.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.