Kriza greke kthen emigrantët

Kriza ekonomike që ka  mbërthyer prej disa kohësh Greqinë, ka sjell mbyllje të vendeve të punës për shumë emigrantë shqiptarë. 
 
Kriza ekonomike që ka  mbërthyer prej disa kohësh Greqinë, ka sjell mbyllje të vendeve të punës për shumë emigrantë shqiptarë.

Në këto kushte janë me dhjetra shqiptarë që kane vendosur jo vetëm të rikthehen në vendin e tyre, por të përdorin një pjesë të kursimeve për hapjen e bizneseve të vogla, të orientuara drejt shërbimeve.

Të dhënat e Dhomës së Industrisë dhe Trëgtisë në Gjirokastër tregojnë se të paktën vetëm gjatë 2 muajve të fundit janë hapur 40 biznese të vogla në Gjirokaster

Këto biznese sipas specialistëve duhet të kenë lehtësira fiskale dhe subvencione, në mënyrë që të zhvillohen dhe të rriten, me shpejtësi. Kjo ndihmë nga qeveria do të ndikonte në uljen e numrit të të papunëve.
 
Gjirokastër, turizmi, problem akomodimi

Sezoni turistik ka nisur edhe në Gjirokastër,  ku mungojnë kapacitetet akomoduese edhe pse nga zyrtarët thuhet se ato gjatë 10 viteve të fundit janë trefishuar.

Specialistët pranë Zyrave të Turizmit  refuzojnë të japin informacion të saktë, ndërkohë që sa herë ka evenimente të rëndësishme, sic është Festivali Folklorik Kombëtar apo dhe konferenca ndërkombëtare, Gjirokastra nuk  ka patur e kapacitete të mjaftueshme akomoduese sic pretendohej me shifra.

Sipas Drejtorit të Zyrës së Shërbimit Turistik në Ministrinë e Kulturës, Benard Tërkuci  situata paraqitet edhe më problematike në komuna ku mungojnë destinacionet akomoduese dhe shërbimet turistike.

Zoti Tërkuci thotë se  ngritja e haneve ka qenë një eksperiencë e mirë për veriun e vendit cka do të duhej të shtrihej edhe në jug.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^
 
Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button