Helena, Hektori dhe të tjerë: origjina e emrave

Po emri i të famshmes Helenë, ç’domethënie mund të ketë? Nuk gjendet tek greqishtja, por tek shqipja. Ndoshta është emri i një gruaje të tillë, të cilës i shkon për shtat emri elëna, pra e çmendura, e marra, ose siç thuhej më mirë në frëngjisht, fole, folâtre. Helenës së bukur, e cila duhet të ketë qenë edhe gaztore e lozonjare e madhe, me sa duket , i ka munguar ai gjykimi i urtë si prej një zonje të rëndë shtëpie, e cila nuk lë veten të tundohet, në shtëpinë e burrit, nga horrat e pafytyrë.
Kopertina e librit, versioni shqip
Heleni, falltari Helen, ka një kuptim të ngjashëm, që aludon për dalje, largimin jashtë vetvetes të atij që është i pajisur me një shpirt profetik; njësoj sikur të thuhet i tërbuar, ngjashëm me priftëreshat e Apollonit, tërbimi i të cilave parathoshte të ardhmen. Këtë e vërteton më së miri kjo, që Helena dhe Heleni kanë një shqiptim frymor mbi tingullin ε, i cili ndjehet tek fjalët shqipe ëlën – i lënë i çmendur, mashkullore, dhe elën – e lenë, e çmendur, femërore, sepse shqiptohen sikur të shkruheshin: hëlën, helën. Kush e di nëse fjalët fello, folle, nuk kanë rrjedhur nga ello, olle, duke iu vendosur përpara nga një f, që i zë vendin diagramës eloike, forma e së cilës ishte si një F dhe, për më tepër shqiptohej si tingulli f?
Madje dimë se përpara shkronjës ε tek Helena (Elena) shënohej diagrama dhe thuhej: Fελένα (Felena).
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Linon, mësuesin e Orfeut: flas për atë Lino, emri i të cilit mund të nxirret, me një ndryshim të vogël nga ai Helen.
Emër i ngjashëm me Helen ishte edhe Olen, një poet i stëlashtë himnesh, ndoshta më i hershëm se Orfeu. Dihet se poetët e parë, ose ishin, ose e mbanin veten si të mbushur plot me shpirtin e Apollonit.kështu që del se edhe Oleni kishte emrin i tërbuar, ose i lënë, ndërkohë që grekët e quanin frymëzimin poetik entuziazëm madje edhe mani.
Origjina e poezisë greke, thotë një autor*, kaloi nga shpirti i Apollonit te Fenomoeja dhe hyri së pari, tek Oleni.
Malte-Bruni thotë se, në rrënjët e gjuhës shqipe, shfaqet analogjia me gjuhën eolike, ngaqë tek ajo gjen përdorim diagama, ose metateza e shkronjës r apo e ndryshimeve të tjera të shkronjave që përdoreshin nga eolët.
Po të zbatojmë këtë dukuri mbi emrin e Hektorit, gjejmë se edhe ai ka një domethënie analoge me atë që i është dhënë nga Homeri si vrasës njerëzish. Në shqip vrectoar do të thotë vrastar, vrasës. Vendosni para shkronjës ε diagramën dhe prej saj del ve, sepse diagrama shqiptohej si bashkëtingëllorja v e dyfishtë (gjysëmzanorja w e anglishtes. shën i përkth). Zhvendosni shkronjën r dhe do të merrni vrector, nga fjala shqipe vraamvras. Vetë Malte-Bruni e pranon qënien e digamës në fjalën vraam, që është ραειν (rain), paskajorja e ράω (rao) – prishi, shkatërroi.
Kështu që, nuk është pa përkrahje domethënia frigjo-shqipe e Hektorit dhe, aq më tepër, që ε-ja e E’κτoρ e pranon frymën e ashpër.
* Patrici. “Della Poetica”.
Marrë nga libri Shqipja nëna e gjuhëve i autorit Giuseppe Crispi

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Advertisement

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Një koment

  1. mirmbrema. un jam autori i blogut "enigma e gjuhes shqipe" http://eltonvarfishqip.blogspot.com/ nga ku eshte marre ky shkrim une kur botoj ne blogun tim vendos gjithmon burimin siç e keni pare edhe ju. do te ishte mire qe edhe ju te vendosni burimin nga ku e keni marre kete shkrim. eshte e thjeshte te beni "copy e paste. un jam i mendimit qe te shperndajme keto materiale por duhet te keni parasysh qe kush publikon keto materiale (ne kete rast flas per veten time) punon edhe ne qofte per te zgjedhur pjesen nga libri. shpresoj qe te mos ndodhi me nje gje e tille, por nese do te merrni materiale nga blogu im te keni miresine dhe edukaten qe te vendosni burimin.
    elton varfi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button