Ahmet Zogu, si i mbylli me ligj shkollat greke

Kur viheshin themelet e edukimit kombëtar në shkollat tona 
 

Problemi
Shkollat e huaja pushtojnë Jugun e Shqipërisë
Nё kёtё periudhё ajo qё bie nё sy ishte hapja gjithnjё e mё e madhe edhe e shkollave tё huaja, sidomos nё Shqipёrinё e jugut. Duke pёrfituar nga deklarata e vitit 1921 me tё cilёn shteti shqiptar angazhohej para Lidhjes sё Kombeve se do tё respektonte tё drejtёn e pakicave kombёtare pёr shkollim nё gjuhёn amtare, minoriteti grek hapi shumё shkolla private nё jug. Kёto shkolla qё financoheshin nga organizata shoviniste greke nё vend qё tё ishin institucione mёsimi dhe edukimi tё shtetit shqiptar u bёnё qendra tё njё propogande shumё tё rrezikshme antishqiptare. At. Gj. Fishta shkruante se, “për shkak të shkollave private, të mbajtura prej Greqisë, ortodoksët e jugut, të shtymë edhe prej patriarkanës së Stambollit, i ranë mohit kombësisë së vet, tuj e quejt vedin grek e tuj punue për Greqi, si dhe tue u rritë me mëni kundra Shqyptarve, sa me mërritë me këndue rrugave “skotise ton allvanon, ton allvanon (mbyti shqyptarët , mbyti)”. Puna kishte arritur deri aty sa nё mjaft prej kёtyre shkollave gjuha shqipe nuk mёsohej fare. Nё shkollat private tё minoritetit grek punonin mёsues qё e dinin shumё pak shqipen, pa nёnshtetёsi shqiptare dhe pa emёrimin nё kёtё detyrё nga qeveria shqiptare. Pёr mё tepёr njё pjesё e madhe e kёtyre mёsuesve merrnin rroga nga organizma greke tё pa njohura zyrtarisht nё Shqipёri. Jani Minga si inspektor i arsimit nё zonёn e Gjirokastrёs (1925) konstatonte me hidhёrim se: “gjendja e shkollave grekofone private prej pikёpamjes kombёtare, me pёrjashtim tё disave fare tё pakta, ishte e vajtueshme”. Ai pohonte se ato shkolla nuk ishin veçse kazerma me ushtarё aktiv pa uniformё tё ideologjisё grekomadhe, qё i dёrgoheshin dёrgatёs sё tyre apostolike nё Janinё. Prandaj ai kёrkoi mbylljen e kёtyre shkollave private tё minoritetit grek dhe kalimin e tyre nёn drejtimin e shtetit shqiptar. Nё atё kohё u hapen edhe shkolla tё tjera tё huaja, si italiane dhe amerikane. Krahas tyre kudo nё territorin shqiptar gjejmё edhe shkolla private fetare, ku mbizotronte plotёsisht edukimi fetar dhe jo ai laik dhe qytetar. Pra kjo ishte gjendja e arsimit shqiptar kur nё Shqipёri u vendos qё si formё qeverisje tё jetё Mbretnia Shqiptare me Ahmet Zogun nё krye tё saj. Dukej qartё se aspiratat e kombit shqiptar tё shprehura fare qartё nga Rilindasit tanё tё mёdhej pёr njё arsim kombёtar, tё njёsuar dhe laik, nuk mund tё realizoheshin kurrёsesi po tё lejohej qё sistemi arsimor tё vazhdonte tё ecte nё kёtё rrugё. Duhej kryer njё reformim i plotё dhe cilёsor i tij; Shqipёrisё tashmё i duhej njё sistem shkollor ku vetёm shteti do kishte tё drejtёn e plotё tё kontrollit pёr cilёsinё e shkollimit dhe tё edukimit, pa e ndarё kёtё detyrё me askёnd tjetёr, qoftё ky person privat apo organizёm i huaj. Vetёm kёshtu shteti do ishte garant i sovranitetit kombёtar. Reformimi i arsimit do t’i jepte shkollёs detyrёn e forcimit tё ndёrgjegjes kombёtare, qё tё rijtё tanё tё ishin krenar qё janё Shqiptar, tё donin gjuhёn tonё tё bukur e njikohёsisht puna nё shkollё tё mos linte shteg pёr mashtrime qё mundoheshin tё bёnin tё huajt me qёllimet e tyre tё qarta shoviniste. Pёre ta realizuar reformёn nё arsim Mbreti Zog nё fillim kёtё detyrё ia besoi Hilё Mosit, njё luftёtar i shkёlqyer i çeshtjes kombёtare, njё intelektual i mirёfilltё. Qё nё ditёt e para si Ministёr i Arsimit ai u shpreh prerazi dhe qartё se: “do tё adoptojmё njё program unik e methodik, nё lidhni harmonike me gjuhёn, doket, historin’ e gjeografinё e kombit shqiptar. Gjithashtu edhe shtetit, qё asht udhёheqёsi i popullit do t’i sigurojmё njё tagёr e kontrollim ma tё rranjosun nё jetёn arsimore, qё tё mos tё rrisim njё djelmёni aq tepёr me ndjenja materiale e afekt nga sёmundjet shpirtnore, por plot me karakter tё shёndoshёt dhe abnegacjon pёr shoqni e komb tё vet”.


HISTORIA/ Kur viheshin themelet e edukimit kombëtar në shkollat tona

Advertisement
Rilindësit tanё tё mëdhenj, me një dashuri të madhe për vendin e tyre të lindjes, krahas kërkesave dhe përkushtimit të tyre për patur një shtet të pavarur dhe modern shqiptar, punuan me një shkallё tё lartё idealizmi pёr tё zgjuar dhe ngritur lart ndërgjegjen kombëtare. Ata u përpoqën pёr të ngritur shkollёn kombëtare shqiptare, sepse ringritja e shtetit shqiptar mbas qindra vitesh robërie do tё sigurohej jo vetёm me pushkё, por edhe me penё. Shkolla kombёtare shqiptare do tё kishte si tipar themelor edukimin patriotik tё nxёnësve, me kulturë dhe me dije të kohës; ajo do t’u mёsonte tё rinjve shqiptarё gjuhёn tonё tё bukur qё na mban tё bashkuar dhe na vllazëron dhe duhej tё ishte laike, e shkёputur nga ndikimet fetare. Kёrkesat e rilindësve tanё tё nderuar pёr shkollёn kombёtare shqiptare filluan tё realizoheshin menjёherё pas Lidhjes sё Prizrenit, kur u themelua Shoqёria Letrare e Stambollit (1879). Kjo shoqёri pati si program bazё tё saj pёrhapjen e mёsimit e tё shkrimit tё gjuhёs shqipe dhe njёkohёsisht zgjimin e ndjenjёs kombёtare pёr shqiptarёt si njё popull i lashtё, fisnik e autokton nё siujdhesёn Ballkanike. Vepra e saj, Abetarja e Stambollit, u bё libri i parё i shkollave tё para qё filluan tё hapeshin nё Shqipёri, megjithёse nё fillim ato u hapen nё mёnyrё klandestine sepse qeveria otomane nuk lejonte mёsimin nё gjuhёn shqipe. Kjo gjendje vazhdoi deri me ardhjen e xhon- turqve (1908), tё cilёt shpallёn liri mendimi dhe shkollimi nё gjuhёt e tyre pёr popujt e ndryshёm tё Perandorisё Osmane. Duke pёrfituar nga ky rast nacionalistёt e shquar shqiptarё intensifikuan punёn pёr pёrhapjen e ideve patriotike dhe u kujdesёn pёr futjen e mёsimit tё gjuhёs shqipe nё ato pak shkolla ekzistuese si dhe pёr hapjen e shkollave tё reja ku mёsimi do tё zhvillohej nё gjuhёn tonё amtare. Nё kёtё periudhё ka filluar aktivitetin e saj shkolla Normale e Elbasanit (1909), shkolla e parё e mesme nё gjuhёn shqipe, qё do tё pёrgatiste mёsuesit e shkollave qё do tё hapeshin nё Shqipёri nё pragun e shpalljes sё mvehtёsisё. Me Shpalljen e Pavarёsisё dhe formimin e Qeverisё sё pёrkohshme tё kryesuar nga Ismail Bej Vlora, zhvillimi i edukimit dhe shkollimit tё tё rijve shqiptar mori impulse dhe zhvillime tё mbara. Fryma e optimizmit pёr tё ngritur njё sistem arsimor kombёtar filloi tё japi frutet e para: u çelёn shkolla tё reja nё qytete e fshatra ku mёsimet zhvilloheshin nё gjuhёn tonё. Por ky aktivitet fatkeqёsisht nuk zgjati shumё. Rebelizmat e periudhёs sё Luftёs sё Parё Botërore e shkatërruan kёtё fillim tё mirё. Me pushtimin e territoreve shqiptare nga ushtritё e huaja, austro-hungareze, italiane dhe frënge (nё vitet 1916 –‘17), sistemi arsimor nё vendin tonё hyri nё njё fazё tjetёr. Duke qenё tё interesuar pёr tё rritur ndikimin e tyre nё Shqipёri ata u interesuan pёr zgjerimin e arsimit dhe hapjen e shkollave tё reja dhe nё fakt u hapёn shumё tё tilla. Por megjithё kёtё arsimi shqiptar i asaj periudhe nuk mundi tё realizonte detyrёn parёsore, si arsim kombёtar, sepse nuk kishte njё drejtim tё pёrbashkёt: nё zonёn e pushtuar nga austriakёt shkollat vepronin sipas programit tё shkollave austriake, kurse nё zonat tjera zbatohej programi italian dhe francez pёrkatёsisht. Kjo gjendje mori fund me formimin e Qeverisё sё dalё nga Kongresi i Lushnjes (1920). Ministria e Arsimit tё kёsaj qeverie u pёrball me dy probleme madhore: 1-Njёsimi (unifikimi) i tipit tё shkollave, programeve dhe teksteve tё tyre si dhe organizimi arsimor nё vetevehte pёr tё mёnjanuar drejtimet krejt tё ndryshme me njeri tjetrin dhe pra me nevojat e arsimit tonё kombёtar nё pёrgjithёsi. 2-Niveli i dobёt i cilёsisё sё mёsimit dhe edukimit nё shkollat ekzistuese, qё vinte si rezultat i mungesёs sё mёsuesve tё kualifikuar; pёr kёtё arёsye kёto shkolla shёrbenin nё fakt mё shumё si kurse kundёr analfabetizmit dhe jo si vatra tё mirёfillta edukimi, pёr tё dhёnё dije dhe kulturё. Nё kёtё periudhё bie nё sy kujdesi i madh i Ministrit tё tё Arsimit Rexhep Mitrovica pёr forcimin e shkollёs kombёtare shqiptare e pёr ta bёrё atё njё “tempull kulture e qytetnije” , siç thoshte ai. Kёtij qёllimi madhor i shёrbyen edhe kongreset arsimore qё u mbajtёn nё Tiranё nё verёn e viteve 1922 e 1924, ku u trajtuan problemet e programeve shkollore, nё mёnyrё qё ato tё ishin unike pёr tё gjitha shkollat e tё njëjtit nivel si dhe problemet e forcimit tё frymёs kombёtare e patriotike nё shkolla.
Reformat e ministrit Mosi
Arsimi, problemi madhor i shqiptarëve
Duke shpallur thelbin e programit tё reformёs arsimore Ministri Hilё Mosi deklaronte se: “Baza e edukatёs kombёtare asht e duhet tё jetё: me formue karaktere tё shёndoshёt aktiv e optimista! Me tjera fjalё me formue djelmosha, qё tue pasё besim nё fuqin’e vet, tё munden me i siguruem familjes edhe kombit tё vet nji ardhmёni ma tё lumtun!”. Nё verёn e vitit 1931 u mblodh njё komision pёr tё diskutuar platformёn e reformёs arsimore qё duhej kryer. Mbas analizёs qё i bёri punёve nё shkollat qё vepronin nё atё kohё nё Shqipёri dhe sistemit arsimor nё pёrgjithёsi, Ministri Hilё Mosi paraqiti programin e tij ku i kёrkonte Mbretit qё nё ligjin e ri tё arsimit, nё pёrputhje me Statutin Themeltar tё Shtetit, tё futeshin dispozita tё veçanta qё tё garantonin se vetёm Shteti kishte tё drejtёn tё hapte e tё mbante shkolla fillore. Kёto kёrkesa tё Ministrit Hilё Mosi pёrbёnin thelbin e reformimit tё parё tё arsimit shqiptar, si dhe pёrpjekjen e parё serioze pёr ta vёnё arsimin tonё nё shinat e arsimit modern, europiano-perёndimor, siç aspirohej nga elita intelektuale e asaj kohe qё po formohej me shpejtёsi. Ministri Hilё Mosi ishte i vendosur nё pikёpamjen e tij se: “tё drejtёn dhe detyrёn e edukimit, mbas etikёs sё tij, shteti nuk duhet t’ia lajё askujt, por pa heqё dorё prej superioritetit tё vet”. Ai gjithashtu ishte i bindur plotёsisht se: “shkolla duhet tё kujdeset me forcue dhe me rranjosё sa ma fort nё shpirtin e fёmijёs ato njoftime tё domosdoshme tё moralit njerzor, tё pёrbashkёta pёr tё gjitha doktrinat dhe tё nevojshme pёr tё gjithё njerzit e qytetnuem: moralin laik.” Mbreti Zog i ndiqte me shumё kujdes problemin e arsimit dhe ishte i bindur se ky ёshtё problemi mё madhor i Shqipёrisё, ndaj u bё përkrahësi i njё reforme tё thellё e tё plotё arsimore.
Reforma e Mirash Ivanajt
Mbas vdekjes së H. Mosit kёtё detyrё tё vёshtirё Mbreti ia besoi intelektualit tё shkёlqyer e patriotit tё madh e me bindje tё thella republikane Dr. Mirash Ivanajt. Kjo simbiozё disi e çuditshme e Mbretit (me pikёpamje shumё moderne) me republikanin e vendosur dhe atdhetar dha frute shumё tё mira pёr arsimin shqiptar. Mbreti pat çmuar shumё punёn e Dr. M. Ivanaj si mёsues e drejtor i Gjimnazit tё Shkodrёs qё pёr njё periudhё shumё tё shkurtёr, vetёm 2-3 vjeçare, e ngriti kёtё institucion nё nivelin e shkollave tё mesme Europiane; ai vlerёsoi pёrgatitjen e tij tё shkёlqyer intelektuale: M. Ivanaj nё vitin 1923 ishte kёthyer nё Shqipёri nga Universiteti i Romёs me dy diploma tё vlerёsuara maksimalisht, tё mbrojtura nё fushёn e Letёrsi – Filozofisё si dhe nё Drejtёsi; por mbi tё gjitha Mbreti vlerёsoi te Dr. M. Ivanaj patriotizmёn e tij tё flakёt dhe pёrkushtimin e tij tё plotё pёr çeshtjen kombёtare. Nga ana e tij M. Ivanaj, i mbrujtur me idetё republikane nё njё nga universitetet mё tё mira tё Europёs, pranoi me kёnaqёsi tё bashkёpunoi me qeverinё e Mbretit. Me tё marrё detyrёn e Ministrit tё Arsimit, ai hartoi njё raport ku parashtroi me argumenta bindёse domosdoshmёrin e reformimit sa mё tё shpejtё tё sistemit arsimor dhe edukativ me synimin e qartё pёr t’i dhёnё shkollёs shqiptare: Frymёn kombёtare; Karakterin qytetar – laik; Pavarёsinё, duke mёnjanuar ndёrhyrjen e rrezikshme tё tё huajve dhe organizmave private, kryesisht tё qarqeve shoviniste nё punёt e shkollёs dhe tё edukimit tё rinisё shqiptare. Ministri M. Ivanaj argumentonte se reforma e thellё dhe e plotё arsimore duhej kryer sa mё shpejt e pa humbur kohё. Problemin e edukimit me frymё kombёtare ai e konsideronte tё njё rёndёsie parёsore sepse Shqipёria kishte vuajtur nga pushtimet e huaja prej shekujsh, tё cilat kishin krijuar mangёsi tё mёdha nё fushёn e edukatёs qytetare dhe trashёgimisё tonё tё lashtё historike e gjuhёsore. Ai argumentonte gjithashtu se, eleminimi i ndёrhyrjes sё huaj nё punёt e arsimit shqiptar duhej bёrё me njё operacion radikal, sepse kjo gjё nuk mund tё bёhej me ligje tё pjesshme pёr tё korrigjuar rregulloret e veprimit tё shkollave tё huaja. Nё pёrfundim tё raportit tё tij ministri M.Ivanaj i parashtronte Mbretit mёnyrёn e realizimit tё reformёs arsimore, duke kёrkuar para sё gjithash qё tё ndryshohej neni 206 i Statutit tё Shtetit Shqiptar qё lejonte çeljen e shkollave tё huaja e private nё Shqipёri. Ai argumentonte se kjo kёrkesё e fortё do tё kishte efekte shumё mira si brenda ashtu edhe jashtё Shqipnisё “sepse do tё dёftoi se kemi vullnetin tё piqemi shtetёsisht.” Thelbin e rёndёsisё sё reformёs arsimore Ministri M. Ivanaj e shprehte me kёto fjalё lapidare: “Shteti ynё si çdo shoqni e organizueme, ka disa interesa qё duhen vu nё vendin e parё pёrpara çdo interesi tё privatёve: nё kёto interesa jo ma pak se monopolizimi i ushtrisё dhe i drejtёsisё, hyn edhe monopolizimi nga ana e shtetit edhe i edukimit tё popullit, pse sigurimi i njij shteti dhe zhvillimi i qetё i tij, nuk mund tё sigurohen me forca armate as me ligje, nё kjoftё se qytetasit e tij rriten me nji ndiesi pёrbuzje kundrejt shtetit dhe ligjeve dhe me njё egoizёm rrёnuese antishoqnore e antiatdhedashёse”. Mbreti e miratoi menjёherё reformёn e propozuar dhe kёshtu u hap rruga pёr tё kёrkuar miratimin e saj nga Parlamenti Shqiptar. Me propozimin e 45 deputetёve Parlamenti u mblodh mё 10 Prill 1933, pёr tё dёgjuar e diskutuar pёr platformёn e Ministrit M. Ivanaj pёr reformёn arsimore. Pёr t’i bindur deputetёt tё votonin ndryshimet nё Statutin Shtetror e pёr t’i hapё kёshtu rrugёn realizimit tё reformёs Ministri do tё theksonte ndër të tjera se populli shqiptar gjatё historisё sё tij ka zhvilluar lufta tё shumta kundёr pushtuesve tё huaj pёr tё shpёtuar identitetin kombёtar e pёr tё ruajtur gjuhёn e bukur shqipe nga asimilimi. Prandaj thoshte ai duhen bёrё pёrpjekje tё mёdha pёr tё zhvilluar arsimin dhe kulturёn ku rrolin kryesor do ta luante “…edukata kombёtare e bazueme mbi gjuhё, mbi burrni, mbi traditat e pёrbashkёta, mbi interesat e pёrgjithshme tё popullit”. Në fjalën e tij në Parlament Ministri theksoi se kujdesin pёr arsimin shteti nuk do ta ndaj me askёnd, sepse eksperienca kish treguar se shkollat e lёna nё duart e personave privat nuk kishin realizuar asnjё prej detyrave pёr tё cilat kishin marrё lejen zyrtare, ose siç thoshte Ministri M. Ivanaj “…nuk kishin dhanё ato frute qё priteshin prej saj pёr tё mirёn e popullit”. Pёrkundrazi mёsuesit qё punonin nё kёto shkolla shikonin pёrfitimin financiar nё dёm tё nxёnsve, kurse nё shkollat e huaja private ata pёrveç kёsaj zhvillonin njё veprimtari jo kombёtare, por shoviniste nё interes tё atyre organizmave tё huaja qё i financonin kёto shkolla. Në fjalën e tij në Parlament Ministri theksoi gjithashtu se: shkolla jonё duhet tё japё edukatё qytetare e laike, sepse qёllimi i shkollёs ёshtё qё tё formojё qytetar tё lirё e me edukatё dhe formim shkencor e teknik bashkёkohor. Kёto çeshtje Ministri M. Ivanaj i parashtroi me njё pathos tё madh para deputetёve.
Dy nenet
Mё 11 Prill 1933 parlamenti miratoi nё mёnyrё unanime tezat e paraqitura nga Dr. M. Ivanaj pёr reformёn arsimore tё Mbretnisё Shqiptare. Kjo ishte njё ditё e madhe nё historinё e arsimit shqiptar. Me argumentimet e Ministrit M. Ivanaj Parlamenti shqiptar ndryshoi nenet e Statutit tё Shtetit. Kёshtu neni 206 u riformulua nё formёn:
 Neni 206.
“Mёsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarё janё njё e drejtё ekskluzive e shtetit. Jepen vetёm ndёr shkolla shtetёrore shkallёsh tё ndryshme sipas ligjёs. Arsimi fillor pёr tё gjithё shtetasit shqiptar ёshtё i detyrueshёm dhe jepet falas. Shkollat private tё çdo kategorie qofshin qё kanё veprue deri mё sot mbyllen.”
 Neni 207.
“Shkollat fetare pёr pёrgatitjen e klerit tё mbajtura prej komuniteteve fetare shqiptare, janё tё lira dhe rregullohen me ligje.”
Përkushtimi ndaj arsimit
Reforma arsimore qё u miratua i dha arsimit shqiptar karakterin kombёtar, e bёri sistemin tonё arsimor qytetar e laik dhe shtetin garantin e vetёm pёr tё ruajtur cilёsinё e punёs mёsimore dhe edukative tё shkollёs, duke mos lejuar ndikime shoviniste e antishqiptare tё organizmave tё huaja qё po helmonin pёrgatitjen e brezit tonё tё ri me ideologjinё dashakeqёse e deri armiqësore pёr kombin shqiptar. Reforma arsimore qё u pёrgatit nga Ministria e Arsimit qe e plotё dhe e thellё; ajo e vuri arsimin dhe edukimin e brezit tonё tё ri mbi baza bashkёkohore, tё ngjashme me ato tё sistemit europian. Kjo reformё e shёndёrroi shkollёn tonё nё njё vatёr tё shenjtё e tё respektuar, ku do tё pёrgatiteshin qytetar dinjitoz e me virtyte tё larta, qё i meritonte shqiptari. Reforma arsimore u pёrgatit me pёrkushtim tё veçantё e pёr nga cilёsia dhe intelektualizmi i trajtimit tё problemeve ajo mbetet si njё ndёr reformat mё tё mira tё arsimit shqiptar.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Një koment

  1. pse nuk shkruni si vodhi leket e hiku ky halja i Zogut e i la shqiptaret pa brek? si nuk keni turp e burra qe na flisni akoma per Zogun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button