Kosova do të vërë regjim vizash

Rusët dhe kinezët janë në mesin e popujve që, pa u pajisur me viza, nuk do të mund të hyjnë në Kosovë. Kjo politikë, që do të aplikohet nga Prishtina zyrtar për vendet e këtyre popujve nuk është për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, por për faktin se janë vende që potencialisht prodhojnë refugjatë.

Dhe, nuk janë të vetmet ndaj të cilave do të aplikohet regjimi i vizave, ka thënë për Kohën Ditore një burim brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ). Por ai nuk ka qenë në gjendje të saktësojë se kur mund të hyjë në fuqi kjo masë.

Po ashtu planifikohet t’u vihen viza edhe disa shteteve të Afrikës, të Azisë, të Amerikës Latine dhe të Evropës Lindore, në mesin e të cilave do të jenë edhe shtete që e kanë njohur Kosovën.

Do të jenë katër lloj vizash që do të lëshohen – viza hyrëse, viza transite, viza transite-ajrore dhe viza grupore.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
 
Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Një koment

  1. Edhe Shqiperia e meriton t`i vendosen vizat, me marrveshjet qe po ben me Serbine .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button