Diaspora maqedonase: Bojkotojmë zgjedhjet janë manipuluar

SHKUP- Diaspora shqiptare në SHBA dhe Kanada do të bojkotojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare ndëkohë ka akuzuar institucionet e Maqedonisë për manipulime.

Mediat vendase bëjnë me dije Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe Komunitetit Shqiptaro-Kanadez në mbledhjen e së martës vendosën që të bojkotohen këto zgjedhje, pas shqyrtimit të listave përfundimtare zgjedhore për votime në diasporë dhe pas konsultimeve me këshilltarë politik në institucionet amerikane dhe kanadeze.

“Vendimi ka qenë unanim dhe kandidati për diasporë Tefik Abdullai është tërhequr nga gara, ndërsa procesi zgjedhor i votimit do të bojkotohet, për shkak të manipulimeve institucionale shtetërore të koalicionit qeveritar, lidhur me lista zgjedhore në këto kontinente të rëndësishme për çështjen shqiptare. Qeveria e Maqedonisë duke ditur rolin aktiv dhe politik të diaspores shqiptare nëpërmjet skenarëve të manipulimit skualifikoi elektoratin shqiptar, duke eliminuar më shumë se 50 për qind të votuesve shqiptarë të paraqitur në mënyrë zyrtare për të shfrytëzuar të drejtën e votimit”,- theksohet në reagimin e dy komuniteteve.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button