Produktet shqiptare nuk konkurrojnë fqinjët

Në vitin 2007 Shqipëria dhe 6 vende të tjera të rajonit nënshkruan një marrëveshje të përbashkët të tregtisë së lirë, që u pagëzua me emrin CEFTA. Marrëveshja e mbështetur fort nga Bashkimi Europian po i jep hov tregtisë në rajon dhe ka rritur shume shkëmbimet tregtare.

Por sa po përfiton ekonomia shqiptare nga këto zhvillime? Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2010, importet nga 5 vende të rajonit që janë pjesë CEFTA-S ishin rreth 391 milionë dollarë ndersa eksportet ishin vetem 164 milion ose  2.4 herë më të ulëta.

Vitin e kaluar deficiti tregtar me këto vende sipas të dhënave të INSTAT ishte rreth 227 milionë dollarë. Bilanci tregtar i Shqipërisë është negativ pothuajse me të gjitha shtetet fqinje. I vetmi vend me te cilin eksportet janë më të larta se importet është Kosova.

Këto shifra dëshmojnë se  produktet shqiptare janë më pak konkurruese se ato të vendeve fqinje dhe ekonomia nuk po e kthen në favor të saj liberalizimin rajonal të tregtisë ashtu sic po bëjnë fqinjët tanë.  Vetëm në katër muajt e parë të vitit fqinji ynë verior Serbia, shiti tek vendet e rajonit 400 milionë dollarë produkte më shumë se sa bleu nga to. Ndërkohë që një tjetër shtet që po përfiton terren është edhe Kroacia.

Të dhënat tregojnë se ekonomia shqiptare e ka të vështirë të konkurrojë jo vetëm me vendet e zhvilluara, por edhe me ato që kanë ekonomi të ngjashme si Maqedonia, me të cilën vendi ka një bilanc tregtar negative prej 50 milionë dollarësh. Tregtia me vendet e rajonit, sipas ekspertëve, shërben edhe si një test për të vlerësuar se sa konkurruese është ekonomia.

Pasi ndryshe nga vendet e zhvilluara, në rajon nuk mund të shesësh produkte që bazohen të krahu i lirë i punës apo pasuritë natyrore, por produkte në të cilat bizneset shqiptare kanë krijuar avantazhe. 

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button