“The Economist”: Shqipëria riprodhon skandale, askush nuk ndëshkohet

Një javë pas arrestimit të Ratko Mlladiç jehona e atyre që mendonin se tanimë gjithçka do të shkojë mbarë për Ballkanin po sfumohet. Mlladiç, një ish-komandat serb në Bosnje u padit nga tribunali për krimet e luftës në jugosllavi në vitin 1995. Ndaj tij rëndojnë akuzat e gjenocidit, përfshirë vrasjen e 8 mijë myslimanëve boshnjakë burra dhe djem në atë çka u cilësua masakra e Srebrenicës në korrik. Arrestimi dhe gjykimi i tij në tribunalin e Hagës mund të sjellë zhvillime. Zoran Lucic, kreu i një organizate serbe që kryen sondazhe tha se nuk ka dyshime që ky proces nuk do të ketë ndikime në Serbi.  Një sondazh sipas tij, pak përpara arrestimit të Mlladiç zbuloi se 51 % janë kundër ekstradimit të tij ndërsa 40% e cilësonin si hero. Por Lucic thotë se eksperienca ka treguar se këto opinione mund të ndryshojë brenda një ditë të vetme. Efekti Mlladiç do të jetë më i madh në Bashkimin Evropian. Qeveria serbe pret të marrë statusin e vendit kandidat në BE në muajin dhjetor dhe mund të kërkojë zgjedhje pas këtij objektivi të arritur. Përveçse duhet të tregojë që ka një sistem gjyqësor funksional duhet që Serbia të arrijë një marrëveshje edhe me Kosovën e cila deklaroi pavarësinë në vitin 2008. Beogradi së paku duhet të japë idenë se kjo çështje do të zgjidhet një ditë. Serbia do të bëjë mjaftueshëm për të garantuar statusin kandidat por Lucic mendon se mundet që zgjedhjet të mos fitohen nga Partia Demokratike e Boris Tadiç. Punësimi dhe ekonomia janë në qendër të axhendës së votuesve. Ende opozita nuk ka arritur të përfitojë dhe lideri i partitë progresiste serbe Tomislav Nikoliç reagoi ndaj arrestimit të Mlladiç duke thënë se ishte surprizuar. Vetëm një qëndrim i tillë mund ta nxirrte nga situata e sikletshme pasi nëse do ta përshëndeste mund të humbte përkrahës apo nëse do ta dënonte do të humbiste mbështetjen e jashtme. Serbia dhe Shqipëria kanë probleme të ngjashme që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, korrupsionin, median e kapur nga grupet e interesit dhe politika apo edhe klasa politike. Arrestimi i Ivo Sanader në dhjetorin e shkuar në Kroaci tregoi se ky vend shpreson shumë shpejt të mbyllë negociatat e anëtarësimit. Serbia shpreson të bëjë të njëjtën gjë vitin e ardhshëm. Maqedonia gjithsesi ka ngecur pasi marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve kanë filluar të përkeqësohen. Maqedonasit shkojnë drejt zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të 5 qershorit dhe pritet një fitore e Nikola Gruevskit, kryeministrit popullit i cili gjithsesi nuk do të ketë të njëjtin numër deputetësh. Kosova gjithashtu ka ngecur. Kosovarët janë të vetmit qytetarë të Ballkanit të cilët nuk lëvizin dot pa viza në hapësirën shenjen. Bosnja mbajti zgjedhjet tetorin e shkuar por ende nuk ka qeveri. Problemet me republikën Srpska janë shfaqur edhe më dukshëm. Ndoshta më shqetësuese është Shqipëria e cila është paralizuar që prej zgjedhjeve të vitit 2009. Zgjedhjet administrative të 8 Majit mund ti kenë përkeqësuar gjërat. Në Tiranë gara për kryebashkiak ishte një moment i zjarrtë. Kandidati i kryeministrit Sali Berisha, fiton vetëm nëse numërohet fletët e votimit të vendosura në kutitë e gabuara. Por, socialistët dhe mbështetësit e Edi Ramës, kryebashkiak që nga viti 2000 dhe lider i opozitës thotë se ky numërim është në kundërshtim me ligjet. Kolegji Zgjedhor do të shprehet në 3 qershor por pak shpresa ka që ngërçi politik do të kapërcehet. Progresi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian ka ndaluar, klima e biznesit nuk është pozitive dhe ekziston një kulturë e mosndëshkimit. Skandalet e korrupsionit riprodhohen por askush nuk ndëshkohet. Gjithsesi shpresat në Bruksel janë se arrestimi i Mlladiç mund të shënojë një progres në zgjerimin me vendet e Ballkanit perëndimor.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Advertisement

Per me teper klikoni me siper ^^^  

akNese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button