Kongresi Amerikan, qëndrime të ashpra për zgjedhjet, paralajmërime për trazira civile

Kreu i Komisionit Amerikan të Helsinkit, kongresmeni Kris Smith

Destabiliteti politik, zgjedhjet e 8 Majit, përfshirë mundësinë e pasjes së një konflikti civil, ishin në qendër të një seance dëgjimore organizuar mesditën e së mërkurës nga Komisioni i Helsinkit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jonathan Stonestreet, kreu i misionit të OSBE-ODIHR-it në Tiranë, Rob Benjamin, drejtor rajonal për Europën qendrore dhe lindore në Institutin nacional demokratik për cështje ndërkombëtare dhe Janus Bugajski, drejtor i Qendrës europiane për demokraci, ishin tre referuesit në këtë seancë.
Jonthanan Stonestreet i ka bërë një panoramë situatës para dhe pas-zgjedhore, duke theksuar se ka patur incidente me armë, përfshirë presione ndaj administratës shtetërore për të mbështetur, sic tha ai, Partinë Demokratike.
Ndërsa KQZ-në, Stonestreet e cilësoi si një institucion me vendimmarrje të ndikuar politikisht, që ndërmori hapa pa patur një vendimmarrje formale dhe se cështjet ankimore në KQZ do të trajtohen gjerësisht në raportin përfundimtar të ODIHR-it.
Gjithashtu, zoti Stonenstreet edhe njëherë tjetër ka theksuar se baza ligjore mungonte dhe ishte e paqartë, në veprimin e numërimit të fletëvotimeve nga KQZ, pasi nuk kishte një vendim ku bazohej ky proces, të cilin ata e ndërmorën.
“Ky vendim tashmë është bërë publik por nuk dua ta komentoj atë pasi është Kolegji Zgjedhor që pritet të shprehet për këtë cështje”, u shpreh ai.
Ka patur precedentë të ngjashëm, tha Stonestreet lidhur me hedhjen e votës në kutitë e gabuara në zgjedhjet e shkuara dhe raste se si është vepruar me to.
Po ashtu ai tha se ka dëgjuar për mospërputhje të numrit të votuesve me votat e gjetura në kuti ku diferenca del 322 vota.
Stonestreet ka folur edhe për problemet me numërimin duke thënë se ky proces nuk shkoi në mënyrë perfekte.
Një prej problemeve apo pasojave të dala nga qendrat e numërimit, sipas Stonestreet, ishte edhe mënyra se si është plotësuar libri i protokollit, ku ka gabime.
Por unë nuk mund të komentoj, u shpreh ai, në numrin e votave tepër apo të hedh dritë se cfarë e shkaktoi daljen tepër të tyre.
Rob Benjamin tha se vendimi i KQZ ngre disa pyetje me karakter juridik dhe politik dhe se rezultati për Tiranën duhet të zgjidhet në atë mënyrë që të rikthejë besimin tek qytetarët.
Benjamin e ka krahasuar garën e Tiranës me atë në Amerikë, mes Al Gore dhe George Bush, e cila u zgjidh në bazë të profesionalizmit dhe maturisë.
I ashpër ishte deklarimi Januz Bugajski, i cili tha se mosmarrëveshja për kreun e bashkisë së Tiranës kërcënon ta cojë klimën politike të polarizuar në një konflikt civil.
Për t’i shpëtuar një konflikti të tillë, zoti Bugajski u shpreh se vetëm një vendim nga Kolegji Zgjedhor që përmbush standarte të larta drejtesie është zgjidhja.
Ai ka ftuar miqtë e Shqipërisë të ndërhyjnë sa më parë për të zgjidhur këtë situatë të rrezikëshme.
Duke ndjekur linjën e Tiranës zyrtare, ambasadori ynë në SHBA, Gilbert Galanxhi, i ftuar në këtë seancë dëgjimore deklaroi se zgjedhjet e 8 Majit ishit të lira, të drejta dhe transparente si asnjëherë, ku c’do votë është numëruar në ekrane televizori.
“Tani është primare, sipas Kushtetutës, të garantohet cdo votë e hedhur nga shqiptarët” tha ai.TCH

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button