Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Maqedonia Po “Shuan” Shqiptarët!

Nga Besnik RAMA
Realiteti mediatik lexon të kundërtën e asaj se çfarë po ndodh realisht në Maqedoni. Media pro qeveritare, por edhe ato që janë kundër saj, me emëruesin e përbashkët “maqedoni” po nxijnë imazhin e shqiptarëve duke arritur që pse jo t’i fshijnë edhe nga analet e historisë së tyre.

Maqedonia që sot ka probleme me Greqinë, sigurisht nuk e ka mendjen tek zgjidhja e çështjes së emrit. Ajo po përgatitet të shkruaj një histori të vetën, e ka shkruar dhe po e rishkruan përseri, gjithmonë në përmiresim e sipër të imazhit dhe termave maqedon, nga ana tjetër zbehje të ndikimit shqiptar, thua se vërtetë maqedonët të kenë luftuar për atë që sot përbën vërtete territorin e tyre, shtetin maqedon. E turpshme më shumë për ne, ne shqiptarët anembanë dhe veçanërisht aspak burrnore për shqiptarët e Maqedonisë, që vazhdojnë të gënjehen nga një copë bukë për të fshehur ndoshta edhe identitetin e tyre kombëtar shqiptar. Nga këto, shumë kanë humbur kujtimet e luftës së gjatë, për të cilat do të përfitonte Aliu me një grup të tij, sigurisht që këto të fundit nuk kishin ndërmend të ardhmen e shqiptarëve, por konsolidimin e shtetit maqedon. E ndërsa, gjaku ilir po shuhet dita-ditës. Mund të jenë mbi 1 million shqiptarë në Greqi, rreth 40% në Maqedoni, mbi 93% në Kosovë e thuajse 99,5 % në Shqiperi.

Në Greqi nuk ka një njësi matëse të përqindjes së shqiptarëve. Në Maqedoni regjistrimi po bën kërdinë mbi shqiptarët. Kosova ka dalur nga regjistrimi e plagosur dhe e sakatosur, aq sa edhe popullsia në statistikat e nxjerra nga regjistrimi ka më pak se çfarë është në të vërtetë popullsia e saj. Ndërsa goditja finale po ndodh me Tiranën zyrtare, e cila në vend që të mblidhte mendjen dhe gjithë shqiptarët së bashku po vendos vulën greke në jug të vendit, duke u shprehur hapur “Greqi, të qoftë falur mëma tokë”.

Në Maqedoni regjistrimi po bëhet siç do Gruevski & Co. Opozita edhe pse kundërshtuese për shumçka e politikave të qeverisë aktuale, kur vjen puna tek regjistrimi i popullsisë në Maqedoni ka një pakt me qeverinë, e veçmas me BDI-në e Ali Ahmetit. Sigurisht, kur vetë partia që perfaqëson shqiptarët bëhet palë për asgjesimin apo numerimin sa më të paket të tyre, çfarë do të prisnim nga vetë maqedonët për fatin tonë?!

Regjistrimi në Maqedoni po realizohet vetëm për ato shtetas që ndodhen «de facto» në Maqedoni. Një pjesë shumë e madhe e emigrantëve nuk i jepet mundësia për tu regjistruar, sigurisht që pjesa kryesore janë shqiptarë. Ndërsa, fakti tjetër dëmtues i këtij procesi është se e vetmja gjuhë që përdoret në formularët e regjistrimit është gjuha e tyre, e “bekuar” për to, por edhe e “dekoruar” nga pseudoshqiptarët, gjuha maqedonase. E ndërsa gjuha shqipe asqë bëhet fjalë të jetë pjesë e plotësimit në formular, si variant për popullsinë shqiptare. Nga ana tjetër në vendet ku ka shumice shqiptare nuk po realizohet regjistrimi fare, e përsëri këtu Ali Ahmeti po hesht. Ligjet europiane jane thyer e sterthyer. Maqedonia është vend multi-etnik, kësisoj ajo ka të zyrtarizuar gjuhën maqedonase dhe atë shqipe. Por, sigurisht nuk pyetet për asgjë. Ndërkohë, ne shqiptarët qëndrojmë në mëshirën e Europës dhe faktorit ndërkombëtar, që të reagojnë negativisht ndaj regjistrimit qe po kryhet në Maqedoni.

Shqiptarët janë lënë menjanë. Edhe në Shkup kur takon mjaft shqiptarë vihet re qartë që qeveria dhe çdo faktor rregullues i jetës së tyre i ka lënë në harresë. Ndaj tyre përkujdesja është zero ose nën të. Ndaj çunave te Ali Ahmetit përkujdesja është 10, madje me bollëk të fryre, edhe më mirë se maqedonasit vetë, pasi historia e Maqedonisë do të flasin vetem për maqedonët, e ndihmësë të madhe sot po ua jep partia shqiptare në koalicion qeverisës me to.

Shkupi 2014 ka problemet e veta. Duket qartë mungesa e çdo figure shqiptare, kjo të lë të dyshosh që Shkupi zyrtar po përgatitet të shkruaj një histori të sajën, të vetën, pa përfshirë shqiptarët, duke harruar se po të mos ishin shqiptarët as pjella e tyre nuk do te ekzisonte. Një pjellë e fshehur gjatë gjithë jetës ndaj çdo armiku dhe sulmi. Ndërkohë ne shqiptarët si ndër më të shumtit në numër në rajon po humbasim çdo gjurmë të identitetit tonë kombëtar, pasi falanga të tilla krimi po bashkepunojnë kundër shqiptarëve, drejt vrasjes së tyre kombëtare.

Problemet në enciklopedi, që gjoja do të ndreqen vazhdojnë të jenë fakt që Maqedonia është përgatitur të njollos çdo lidhje me shqiptarët dhe të kaluarën e tyre. Ndërtesat e vjetra të shqiptarëve janë prishur apo shembur, monumentet historike po ashtu, ndërkohë që ka një dallim racist edhe në shërbimet që ofrohen ndaj popullatës shqiptare. Ta mendosh që edhe në mes te Shkupit të ketë të tilla probleme, çfarë presim që të ndodh në zonat më të thella të këtij shteti që quhet Maqedoni?!

Gjaku i shqiptarëve i derdhur në luftë po shuhet dita-ditës dhe një faj të madh dhe historik keni edhe ju z. Ahmeti. Ti po bashkepunon për të varrosur historinë e shqiptarëve, ndërsa urrejtja e tyre do të ngrihet një ditë kundër teje. Ti përfitove, ashtu siç përfiton çdo shkja i servirur si shqiptar mes shqiptarëve. Fitove bukën e admirimin e tyre, por tashmë ti shite luftën dhe luftëtarët që derdhen gjak shqiptar. Zoti do te jetë i pamëshirshëm me të tillë tipa si ti, koha do jetë faktor ndikues për të treguar fytyrën tënde, koalicioni me Gruevskin do të tregojë planet e përbashkëta për të eleminuar me cdo kusht shqiptarët, porse diçka ke harruar. Shqiptarët do të jenë dhe do të mbesin. Ka edhe prej atyre që po shiten, po blihen, po dhunohen, por ka edhe prej atyre qe kurre nuk dorezohen. Vitet do te kalojnë, por gjaku i nxehtë i tyre (gjaku shqiptar) mundet të shperthejë në ditën më të bukur të lulezimit të shtetit tënd, shteti maqedon…

Drithërues është fakti që për të shembur çdo gjë është nisur nga ekonomia. Pjesa shqiptare është shumë e varfër, madje në pjesët e banuar me shumicë nga ato mjerimi është i skajshem. Po të hedhesh veshtrim në pjesët e popullatës maqedone shikon nje lulezim krahasuar edhe me disa vende të zhvilluara europiane. Dallimi është i prere me thikë! Një dallim racist dhe qëllimor, për të mbërritur në shuarjen e shqiptarëve dhe ngritjen e një kombi, gjoja maqedon. Mjerimi i shumë shqiptarëve pikerisht po blihet nga Gruevski, ndërkohë BDI harron të përfaqësojë interesat e votave të marra nga popullsia shqiptare, ndërkohë që “përpiqet” të ndërtojë një klimë pozitive diplomatike duke verbuar edhe shqiptarët se ju mund të keni nje kryeminister apo president në të ardhmen! Qesharake deklarata të tilla. Edhe nëse një gjë e tillë ndodh, dijeni ai është shqiptar aq sa është Tadiç shqiptar. Pra, thjesht një mekanizem i ngjyer me bojën kuq e zi, por që i shërben interesave të shtetit maqedonas në favor vetëm të maqedonasve duke dëmtuar përhere shqiptarët, të cilët tashmë edhe historia po pergatitet që t’i harrojë njëherë e mirë.

* Autori është botues & kryeredaktor në Nacional Albania

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Një koment

  1. NUK E DI KUSH JENI JU AUTORET E SHKRIMIT,ME BEHET QEJFI QE E NGRINI ZERIN KUNDER POLITIKANEVE SHQIPETARO-MAQEDONAS,POR ME DUKET SE KETO QE THONI NUK KANE ASNJE VLERE PO QE SE NUK JA THONI POPULLIT,NGA INTERNETI JEMI BERE TE GJITHE TRIMA DHE HISTORIANE ATEDHEDASHES,KA ARDHUR KOHA TE MOS SHKRUAJME PO TE REAGOJME,DUKE FILLUAR ME ALI,SALI,2THAçI,etj.NJE PJESE E TYRE PO NA TREGOJNE LUFTERAT E TYRE KUNDER ARMIQEVE(SERBE)VITE ME PARE,PO TASH SI PO VEPROJNE?.BOLL ME FJALE,UNE JAM PER AKSH,DHE SHPRESOJ TE FILLOJNE VEPRIMET.PERSHENDETJE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button