Heqja e kombësisë në certifikata, Dule: Shqipëria shkel të drejtat e njeriut

Vangjel Dule, Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka shprehur mbështetje për qëndrimin e mbajtur nga organizata Omonia në lidhje me certifikatat e reja të gjendjes sicile shqiptare ku nuk shënohet kombësia.
“Jam në mbështetje të plotë të deklaratës të Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik grek Omonia në lidhje me formatin e ri të certifikatave të gjendjes civile. Është një vendim i Këshillit të Ministrave Arbitrar abuziv në shkelje të drejtave elementare të pjestarëve të minoriteteve etnike por edhe të mbarë qytetarëve të vendit në përgjithësi”, ka thënë Dule.
Ai është shprehur në lidhje me situatën politike se zgjedhjet e 8 majit ishin një proces i cili dëshmoi jo vetëm civilizimin dhe kulturën e qytetarëve.
“Po shpërdorohet në mënyrën më abuzive nga organe të cilat janë të destinuara në bazë të ligjit që të ruajnë mbarëvajtjen dhe miradministrimin e këtij procesi”, akuzoi Dule. Ai ka bërë thirrje për krijimin e një qeverie kalimtare deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
 
Per me teper klikoni me siper ^^^  

Advertisement

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button