Shqiptari që shndërroi bordelin në xhami

Lokali kurioz në zonën industriale në Yverdon të Zvicrës, me një sipërfaqe prej 120 metra katrorë, më parë kishte pranuar klientë të dhënë pas gjinisë më të bukur, tani ai i mirëpret besimtarët myslimanë. 
Gjatë vitit 2009 ky lokal kishte një famë të keqe. Pronari i tij është Fabien Richard, këshilltar komunal në Partinë Popullore Zvicerane (UDC) në Yverdon. “Lokali jepet me qira për momente të bukura me intimitet dhe diskrecion të plotë”, mund të lexohej në ueb faqen e këtij lokali në internet. 
Një fqinj në afërsi përkujton se gjithnjë kishte klientë. “Një ditë, pashë shumë persona në rrugë, nën dritaret e lokalit. Duke iu afruar lokalit, situatën e kuptova më mirë: dritaret ishin lënë të hapura dhe mund të dëgjoheshin ofshamat të një gruaje”, i ka deklaruar zvicerani gazetës Le Matin, transmetoi Albinfo. 
Në fillim të vitit të kaluar, lokali është dashur të mbyllet, ndërsa motive ka qenë se diçka nuk është në rregull me ligjin. I riu Fabien Richard, partia e të cilit mburret me vlerat e familjes tradicionale, është i përfshirë në organizimin e ahengjeve, me ç‘rast disa njerëz kanë marrëdhënie seksuale me një femër të vetme. 
I demaskuar nga Le Matin në korrik të vitit të kaluar, ai u tërhoq nga mandati i tij zgjedhor. Por, ai nuk hoqi dorë për të përfituar nga ky lokal dhe të fitojë rreth 1 300 franga në muaj. 
Më në fund ai kishte arritur ta huazojë lokalin e tij dhe tani lokali është shndërruar në një vend ku myslimanët mund të falen. 
Shqiptari Femi Ameti, përgjegjës i xhamisë, shpreh pikëpamjet e tij lidhur me vendin ku më parë ishte dhuruar zemra, e tani myslimanët falen. 
“Vërtet nuk kishim tjetër zgjidhje. Disa kanë frikë nga feja islame dhe ngurrojnë të na japin lokale me qira. Por, mua më duket pozitive: një bordel është shndërruar në vend të shenjtë. Nuk është aq keq, apo jo?”, ka thënë Femiu.



Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Një koment

  1. A person essentially help to make critically articles I might
    state. That is the first time I frequented your website page and so
    far? I surprised with the research you made to make
    this particular post amazing. Excellent activity!
    Also see my webpage :: działki rzeszów

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button