Situata në vend, po rrezikon integrimin dhe po dëmton imazhin e Shqipërisë në botë

Presidenti i Republikës  Bamir Topi, zhvilloi sot paradite një takim pune me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mekiluam, me të cilën diskutoi rreth situatës paszgjedhore në vend.

Presidenti Topi ndau me Ambasadoren britanike Mekiluam shqetësimin lidhur me situatën aktuale, të cilën po e ndjek me shumë vëmendje në çdo moment, dhe nëvizoi se duhet ruajtur qetësia, vetëpërmbajtja, rendi publik si dhe se duhet gjetur ekuilibri i nevojshëm që vendi të mos rrëshqasë në tensione të panevojshme politike.
“Këto do të ishin të mundura vetëm nëpërmjet zbatimit me rreptësi të ligjeve dhe respektimit të pavarësisë së institucioneve kushtetuese nga kushdo.” – theksoi Presidenti.

Kreu i Shtetit shqiptar dhe Ambasadorja britanike ndanë të njëjtin mendim se situata e tensionuar në vend po dëmton jo vetëm aspiratën integruese evropiane të Shqipërisë, por edhe imazhin e saj në botë, duke e ilustruar këtë edhe me shtyrjen e vizitës së planifikuar e të mirëpritur të Presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo në Tiranë.

Nga ana e saj, Ambasadorja Fiona Mekiluam i shprehu Kryetarit të Shtetit shqiptar gjithë mbështetjen e saj si përfaqësuese diplomatike e Mbretërisë së Bashkuar për rolin konstruktiv që po vazhdon të luajë si dhe për mesazhet dhe apelet pozitive e bëra deri më tani nga Presidenti Topi në funksion të qetësimit të situatës dhe gjetjes së një zgjidhje institucionale e ligjore.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button