Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Thaçi: Situata e krijuar në veri, rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka kritikuar Qeverinë për situatën e krijuar në komunat e veriut të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se situata e krijuar në komunat e veriut të Kosovës është e papranueshme dhe është rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar e mbrojtur qytetarët dhe integritetin territorial të Kosovës.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tonë.

“Të gjitha masat e ndërmarra nga institucionet shëndetësore dhe ato të rendit e ligjit, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka për detyrë të sigurohet që të zbatohen anekënd territorit të Republikës së Kosovës”, thotë ai.

Thaçi i ka bërë thirrje Qeverisë të reflektojë dhe t’i përmbushë përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve.

“Si President i Republikës së Kosovës jam duke e përcjellë me shumë shqetësim situatën e krijuar në veriun e Republikës së Kosovës”.

“I bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’i përmbushë përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve tanë, të të gjitha komuniteteve, në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/

Back to top button