SHBA: E rrezikshme ideja e ndarjes së Kosovës

Beograd, 20 maj   – Drejtoresha e Seksionit për Evropën Juglindore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jennifer Brush deklaruar se SHBA-të kundërshtojnë ndarjen e Kosovës dhe konsiderojnë se kjo ide është joreale dhe e rrezikshme. Zyrtarja amerikane u ka thënë gazetarëve nga Serbia në Uashington se idetë për ndarjen e territoreve sipas parimit etnik janë të rrezikshme, duke shtuar se çështja e ndarjes së Kosovës është bërë e kotë prej se Kosova shpalli pavarësinë.
“Kosovën e kanë njohur 75 vende dhe plotësisht jam e sigurt se autoritetet e Kosovës kurrë nuk do të pranojnë idenë për çfarëdo ndarjeje”, ka thënë Jennifer Brush dhe ka shprehur habinë që në Serbi flitet fare për këtë mdundësi.
Zyrtarja amerikane ka vlerësuar se prioritet duhet të jetë diaologu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ka shprehur pritjet që bisedimet që po zhvillohen të japin rezultate të mira.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button