Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Paketa anti-KÇK/ Juristët: Ka probleme, pasi cënohen të Drejtat e Njeriut

Juristë të ndryshëm në vend ndajnë bindjen se paketa anti-KÇK është problematike dhe jo në frymën e Kushtetutës së Republikës.

“Për sa i përket kushtetueshmërisë, ky akt cenon disa parime, siç janë parimi i sigurisë juridike, parimi i paanshmërisë sepse duke përfshirë Policinë e Shtetit, drejtorin e këtij institucioni në kompetenca që i takojnë gjyqësorit apo prokurorisë dhe gjykatës, patjetër që cenohet parimi i pavarësisë së pushteteve” u shpreh avokati Ledio Braho për A2.

Ndërsa avokati Islami shton: “Me syrin e juristit unë shikoj që ky ligj ka problematikë procedurën dhe mënyrën se si ai do të zbatohet”

Në vlerësimin e juristëve Braho dhe Islami, akti normativ cenon të drejta themelorë të individit dhe shmang kompetenca që i përkasin institucioneve të reja të drejtësisë.

“Ky ligj cenon dy të drejtat. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut që lidhen me të drejtën për të lëvizur brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të drejtën e pronës private. Duke e filluar procedurën nga Policia dhe duke e përfunduar në gjykatë, kjo nuk është e drejtë.

Nëse procedura do të fillonte në Gjykatë dhe më pas do të shkonte te Forca e Ligjit për ta ekzekutuar, kjo është një procedurë e drejtë dhe kushtetuese duke ndjekur dhe barrën e provës dhe duke ja lënë atë Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion”, deklaron Islami.

“Në momentin që kalon barrën e provës nga akuza tek i akuzuari ke shkelur të gjitha parimet që janë të sanksionuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Kushtetutë dhe Kodin e Procedurës Penale. E rëndësishme është që BKH shmanget plotësisht nga ky akt normativ”, sqaron avokati Braho.

Por me gjithë rezervat, mungesa e Gjykatës Kushtetuese i bën të pafuqishëm avokatët dhe jo vetëm.

“Në momentin që nuk ka Gjykatë Kushtetuese bëhet edhe më problematike sepse ky akt normativ në momentin që do të miratohet nga parlamenti, brenda 45 ditëve nuk do të jetë e mundur të goditet as në Gjykatë Kushtetuese duke pasur kaq shumë cenime të Kushtetutës”, përfundoi Ledio Braho. A2

Back to top button