Mbahet Festivali i Folklorit Shqiptar në Suedi

Janë kryer të gjitha parapërgatitjet për Festivalin e Pestë të Foklorit Shqiptar, i cili në organizimin e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, do të mbahet të shtunen më 21 maj në qytetin e Kristianstadit. Nikoqire e këtij festivali tradicional sivjet është Shoqata Kulturore Shqiptare ”Ardhmëria”.
Kryetari Këshillit Organizativ, Sylejman Berisha, informon se pjesëmarrjen në këtë manifestim e kanë paraqitur 14 shoqata dhe ansamble muzikore: Shoqata “Nëna Terezë” nga Ängelholmi, Ansambli: “Shqiponjat Dardane” nga Förslövi, Ansambli “Shqiponja e Maleve” nga Fallkenbergu, Grupi i Vallëzimit “Shqiponja” nga Linköpingu, Ansambli ”Shqiponjat e Diasporës” nga Oslo,  Shoqata “Ilirida” nga Halmstadi, Shoqata Muzikore “Collegium-Dardanum” nga Falkenbergu me grupin folklorik ”Shota”, amatorët e  Shoqatës “Iliria” nga Växjö, Ansmabli Foklorik i Shoqatës “Alba” nga  Lessebo,   Ansambli “Bilbilat e Diasporës”  nga Göteborgu dhe Shoqata nikoqire “Ardhmëria” nga Kristianstadi.
Për të pasuruar këtë manifestim të shqiptarëve me disa pika të zgjedhura nga programi i tyre do të paraqiten edhe tri ansamble nga grupet tjera etnike që veprojnë në Suedi. Kështu, krahas valleve shqiptare, të paraqiten Ansamblit foklorik boshnjak që vepron në Kristianstad, ai suedez nga Kristianstadi “Hembygdsgille” si dhe me Ansambli foklorik i Filipineve që vepron në qytetin e Kalmarit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Advertisement

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button