Media greke: Librat shkollorë shqiptarë po nxisin urrejtje e oreks ndaj Greqisë

Urrejtja, fanatizmi dhe histori të falsifikuara që nuk kanë të bëjnë me të vërtetat e historisë, është duke u mësuar qeveria shqiptare, nxënësve të shkollave në Shqipëri.
Kështu vlerësohet në disa media greke, duke marrë si shembull librin e Gjeografisë 4 dhe analizuar disa pjesë të këtij teksti mësimor.
Kanali televiziv TVR News dhe agjencia e lajmeve Eidhiseis.Info, kanë publikuar disa pasazhe të Gjeografisë dhe librave të Leximit të shkollave shqipe, duke kritikuar atë që ata e quajnë gjuhë urrejtjeje dhe fanatizmi në librat shkollorë shqiptarë.

Madje këto media hedhin dhe shqetësimin se rinia shqiptare po edukohet plot mllef e zemërim ndaj grekëve kurse historia sipas tyre, po u servilet kryekëput ndryshe.
Sipas mediave greke, nxënësit shqiptarë në tekstet zyrtare të librave shkollorë, po mësojnë historinë e “Shqipërisë së Madhe” dhe shkëpusin një pasazh: … “Greqia e Veriut, nga Follorina dhe deri në Prevezë është pjesë e territorit kombëtar shqiptar, në të cilën grekë të etur për gjak kanë bërë” spastrim etnik te çamët duke i dëbuar nga këto troje”.
Gjenerata e re e shqiptarëve po mëson ndër të tjera, – komenton media greke, që …”kanë të njëjtën ADN me mbretin Pirro të Epirit dhe të Olympias, nëna e Aleksandrit të Madh”. Mediat greke theksojnë faktin se “të gjitha këto libra u shtypën këtë sezon shkollor si tekstet shkollore zyrtare të miratuara nga Ministria shqiptare e Arsimit”.
Në tekstin e ri “Gjeografia e Shqipërisë”, botuar këtë vit dhe që shërben tashmë material mësimor në shkollat ​​në vend, nxënësit po studiojnë jo vetëm gjeografinë e vendit të tyre por edhe për vendet e rajonet kufitare, sipas autorëve të tekstit, të banuara me shqiptarë.
Si një tjetër fakt gjoja të gabuar, media greke “denoncon” edhe këtë pjesë të tekstit shkollor: Në trevat shqiptare, të cilat kanë mbetur jashtë shtetit shqiptar përfshihen ato në Kosovë, pjesë të Malit të Zi dhe Serbisë, gjysma e territorit të Shkupit dhe e gjithë pjesa veriperëndimore e Greqisë, prefekturat e Follorinës, Kosturit, Grevena, Janina, Arta, Preveza, Thesprotia dhe pjesa veriore e Etoloakarnanisë.

Advertisement

Në mënyrë të veçantë, sa i përket vendit tonë, – shkruan media greke, – në kapitullin e “zonave shqiptare në Greqi, thuhet:”Janë krahina shqiptare që padrejtësisht janë aneksuar nga shteti grek në 1913 nga Këshilli i Ambasadorëve.
Zhvillimet historike, dëbimet e dhunshme masive të popullatës autoktone shqiptare dhe mungesa e të dhënave zyrtare vështirësojnë përcaktimin zyrtar të rajoneve shqiptare në Greqi dhe në veçanti çështjet e pazgjidhura sociale dhe ekonomike të këtyre zonave, është një tjetër citim i medias greke, parë me sy kritik, sikundër dhe ky më poshtë:
“Këto fusha janë të vendosura në Greqinë veriperëndimore, në jug të Maqedonisë dhe në juglindje të Shqipërisë derri në Gjirin e Artës dhe përbëhet nga fushat e Kosovës, Follorina, etj.
Autorët e librit, – vijon “investigimi” i medias greke, – thonë se Greqia ka bërë “spastrim etnik” me qëllim shfarosjen e shqiptarëve që jetonin atje.
Harta e Shqipërisë së Madhe dhe viset shqiptare përtej kufirit, përbëjnë kopertinën e Gjeografisë, komenton media greke, duke shtuar: Për më tepër, nxënësit ftohen përmes këtij libri që të pikturojnë rajonet e Greqisë ku jetojnë shqiptarët ose t’u përgjigjen pyetjeve pas çdo pjese mësimore, si për shembull: “Cilat janë viset shqiptare të Greqisë” Ose “Evidentoni dëbimet që vuajtën shqiptarët nga autoritetet greke”.

Nga Ardit SALIAJ

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Një koment

  1. Bravo i qoft ministrise se arsimit.. kjo nuk eshte urrejte por eshte e verteta e Shqiperise se Madhe… grek rrace e qelbur kjo eshte e verteta e Shqiperise do apo sdo ti….jemi edhe me te vjeter nga ju dhe nga cdo komb tjeter… vere vath ne vesh… po vjen dita e Shqiperise se Madhe…. gjini vend te futeni o te mjere… ne ket bot paguhen te gjitha padrejtesite… megali albania syntoma…. mhn to xsexasete palo grek

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button