Arbëreshët dhe Bashkimi i Italisë

Arbëreshët dhe Bashkimi i Italisë

 Italia, te ky vit, feston 150 vjetorin e Bashkimit të saj.
Arbëreshët zunë e erdhëtin te ky dhé te shek.XV, pesë shekul e gjimës prapë, kur Italia ish adhè e ndajtur. Thërritej Italì, gjeografikisht, po nëng kish njësì politike. Arbëreshët vunë rrënjë ndë Mjezditë, te Rregjëria e Napolit, ku zotërojën Aragonezët, miqtë e Skanderbekut.
Sa bënë Arbëreshët për vetëhenë e tyre? Nderuan historinë e tyre, Mëmëdheun ka vijin, Fatosin e math Gjergj Skanderbekun; nëng i lejuan mosnjeriu t’i shajin o t’I turpërojin; i trashëguan bilvet gjuhë e kujtesë historike, rit bixantin e zakone. Rruan me nderë te Dheu i Huaj, ture u hapur daledalë gjitonvet lëtinj. Zunë e krijuan një Letërsì arbëreshe.
Me motin patëtin Istitucjone Qishtarë e Kulturorë. Luftuan me duar e me fjalë për të drejtat e tyre.
Sa bënë Arbëreshët për Italinë? Ripopulluan vende të shkretë o të shkatërruar ka lufta e ka tërmete o ka kolera. Zotëruan shpatën, shërbyen dhera, kullotëtin dhen. Rruan të lirë, sepse Skanderbeku ashtu i kish mbësuar. E lirinë, demokracinë e pavarësinë ja mbësuan edhe Italianëvet: në çdo luftë, më pare e më pëstaj se Garibaldi, derdhëtin gjakun e tyre për Italinë. I dhanë burra të urtë Italisë, në çdo Istitucjonë: politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, qishtare. Tek Parlamenti italian, çë ka viti 1861 njera sot, hyjtin dhjetra deputete e senatorë arbëreshë: dica qenë nënsegretarë e ministra, një qe kryeministër. “Krahun e mendjen” i dhanë Arbëreshët Italisë.
Sa bëri, e bën, Italia për Arbëreshët? Pak, për sa patë ka Arbëreshët. Vetëm “jetrën ditë”, Pakicavet të saja etnogjuhësore Italia i dhuroi Llexhën 482/99 dhe të tjera Llexha Krahinore. Po Llexha 482 si punon? Ndër shkollat e katundevet arbëreshë jipet vërtet mësim i gjuhës arbëreshe? (Sportellistët arbëreshë si shkruajën? E kush i formon mësuesit dhe sportellistët? E kush kontrollon Formuesin?). Llexhat Krahinore si e ruajën gjuhën arbëreshe? Sa vlejën Shoqatat kulturore dhe Revistat arbëreshe për këto Llexha? Sa turresë i jipen atyre për mos të vdesën?
150 vjetori i Bashkimit të Italisë ka të jetë një pikë nìsjeje ndër raportet Italì-Arbërì. Arbëreshët janë Italianë, po edhe Arbëreshë. Nëng duan të rrojën ndër “rezerva indiane”, po të trajtuar si gjithë, e të nderuar. Gjakun e tyre e derthtin për Italinë, po gjuhën e kulturën e tyre s’duan t’i bjerën. S’duan t’i shesën. Rrënjët e tyre arbëreshe s’i ndërrojën me faregjë. Pas pesë shekul e gjimës, shembulli i tyre qëndron Skanderbeku. Gjuha e tyre, dje, shpata. Shpata e tyre, sot, gjuha.
150 vjetori i Bashkimit të Italisë ka të jetë një moment meditimi. Arbëreshët qenë mjeshtra lirije, demokracije dhe pavarësije për Italianët: nëng meritojën ka ata, sot, mësime shkllavërije. Pështuan ka Dheu i tyre për mos t’ishin shkllavë të Turqvet Pesë shekul e gjimës s’janë pak për mosnjerì, aq më shumë për një Pakicë etno-gjuhesore çë rron jashtë Mëmëdheut të tij me fuqinë e kujtesës. Me kujtesën e Skanderbekut.
Kush e di ndëse, tek 200 vjetori i Bashkimit të Italisë, Arbëreshët do të jenë të gjallë e të zgjuar si sot! O mos do të jenë personaxhe të njëi Rapsodije…

GLI ARBËRESHË E L’UNITA’ D’ITALIA

L’Italia quest’anno festeggia il 150° della sua Unità. Gli Arbëreshë cominciarono ad arrivare in questa terra nel sec.XV, cinque secoli e mezzo addietro, quando l’Italia era ancora divisa. Si chiamava Italia, geograficamente, ma non aveva unità politica. Gli Arbëreshë misero radici nel Mezzogiorno, nel regno di Napoli, dove signoreggiavano gli Aragonesi, amici di Skanderbeg.
Quanto fecero gli Arbëreshë per sé? Onorarono la propria storia, la Patria da dove venivano, il grande Eroe Giorgio Skanderbeg; non permisero a nessuno di offenderli o disonorarli; trasmisero ai figli lingua e ricordo storico, rito bizantino e tradizioni. Vissero con dignità in Terra Straniera, aprendosi lentamente ai vicini italiani. Cominciarono a creare una Letteratura arbëreshe. Nel tempo ebbero Istituzioni Religiose e Culturali. Lottarono con le mani e con la parola per i loro diritti.
Quanto fecero gli Arbëreshë per l’Italia? Ripopolarono zone disabitate o distrutte da guerre, terremoti o colera. Usarono la spada, lavorarono terre, pascolarono armenti. Vissero liberi, perchè Skanderbeg così aveva loro insegnato. E la libertà, la democrazia e l’indipendenza gliela insegnarono anche agli Italiani: in ogni guerra, prima e dopo Garibaldi, hanno versato il loro sangue per l’Italia. Hanno dato uomini illustri all’Italia, in ogni Istituzione: politica, economica, sociale, culturale, religiosa.
Nel Parlamento Italiano, dal 1861 ad oggi, sono entrate decine di deputati e senatori arbereshe: alcuni furono sottosegretari e ministri, uno fu presidente del consiglio. “Il braccio e la mente” hanno dato gli Arbëreshë all’Italia.
Quanto ha fatto, e fa, l’Italia per gli Arbëreshë? Poco, rispetto a quanto ha avuto dagli Arbëreshë. Solo “l’altro giorno”, alle sue Minoranze etno-linguistiche ha regalato la Legge 482/99 e alter Leggi Regionali. Ma la Legge 482 come funziona? Nelle scuole dei paesi arbëreshë si insegna veramente la lingua arbëreshe? (Gli Sportellisti arbëreshë come scrivono? E chi li forma gli insegnanti e gli sportellisti arbëreshë? E chi controlla il Formatore?). Le Leggi Regionali come salvaguardano la lingua arbëreshe? Quanto valgono le Associazioni culturali e le riviste arbëreshe per queste Leggi? Quanti soldi gli si danno per non farle morire?
Il 150° dell’Unità d’Italia dev’essere un punto di partenza nei rapporti fra Italia e Arbëria. Gli Arbëreshë sono Italiani, ma anche Arbëreshë. Non vogliono vivere nelle “riserve indiane”, ma trattati come tutti, e onorati. Il loro sangue l’hanno versato per l’Italia, ma la lingua e la loro cultura non le vogliono perdere. Non vogliono venderle. Le loro radici arbëreshe non le scambiano con niente. Dopo cinque secoli e mezzo, il loro esempio resta Skanderbeg. La loro lingua, ieri, la spada. La loro spada, oggi, la lingua.
 Il 150° dell’Unità d’Italia dev’essere un momento di meditazione.
Gli Arbëreshë sono stati maestri di libertà per gli Italiani: non meritano da loro, oggi, insegnamenti di schiavitù. Fuggirono dalla loro Patria per non essere schiavi dei Turchi. Cinque secoli e mezzo non sono pochi per nessuno, tanto più per una Minoranza etno-linguistica che vive fuori dalla propria antica Patria con la forza della memoria. Con la memoria di Skanderbeg.
Chissà se, al 200° Anniversario dell’Unità d’Italia, gli Arbëreshë saranno vivi e svegli come oggi! O non saranno, invece, personaggi di una Rapsodia…

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button