Shqipëria organizon takim me ministrat e Brendshëm të rajonit, nuk fton Kosovën

Ministrat e Brendshëm të rajonit janë takuar gjatë ditës së sotme në Durrës, për të diskutuar në lidhje me krimin e organizuar dhe ndërkufitar. Takimi organizohej nga ana e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, e cila mbante drejtimin e kësaj iniciative prej një viti.
Por, në këtë takim, Shqipëria ka ftuar të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Kosovës. Shkak për këtë mendohet që të jetë bërë presioni i Serbisë, e cila nuk pranon që të marrë pjesë në takime ku ftohen edhe përfaqësues të shtetit të Kosovës.
Në takim merrnin pjesë ministrat e Brendshëm të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Bosnjes, Kroacisë dhe Malit të Zi
Ministria e Brendshme nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për mungesën e ftesës ndaj Kosovës, e cila duket se gjithmonë e më shumë po izolohet.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button