Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Bullgarët do blejnë “Telekom Albania”?

Operatori i dytë më i madh në Shqipëri në fushën e shërbimeve celulare Telekom Albania është në negociata intensive për t’iu shitur kompanisë bullgare të telekomunikacionit “Vivacom”.Burime për Televizionin Klan bëjnë me dije se negociatat mes grupit OTE që zotëron aksionet e Telekom në Shqipëri dhe kompanisë “Vivacom” kanë nisur ditët e fundit, megjithatë zyrtarët brenda këtyre firmave nënvizojnë se nuk janë përfundimtare pasi do të dëgjohen të gjithë ofertuesit.Kompania “Vivacom” është në pronësi të manjatit bullgar Spas Rusev, dhe mësohet se ka bërë ofertën e dytë më të lartë pas Telekom Serbia, e cila nuk është e mirëpritur në këtë treg nga qeveria shqiptare.Të kontaktuar zyrtarisht nga Televizionin Klan, kompania nuk jep asnjë detaj nëse është finalizuar një marrëveshje, por burime brenda saj thonë se ofertat janë me dy raunde, çka mund të bëjë që në momentin e fundit një prej ofertuesve të tjerë të japë çmim më të lartë.Interes për blerjen e Telekom ka shprehur edhe grupi turk Çalik, por edhe këto negociata mund të kenë vështirësi për shkak të kufizimit konkurrencës që mund të krijohet në treg, pasi ata janë pronarë të kompanisë Albtelecom.Burime pranë kompanisë bëjnë me dije se finalizimi i një marrëveshje do të ndodhe brenda 3 muajve të ardhshëm.Telekom Albania ka 39% të tregut të telekomunikacionit në Shqipëri dhe është në pronësi të grupit grek OTE, ku së fundi shumica e aksioneve të tij është në pronësi të Deutche Telekom./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button