Ndryshimi i kombësisë, Kushtetuesja nis shqyrtimin e ligjit “antishqiptar”

Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e ligjit të gjendjes civile i cili përcakton nocionet e kombësisë së qytetarëve dhe procedurat e ndryshimit të saj. Gjykatat e Rrethit Gjyqësor Sarandë, Përmet dhe Shkodër e kanë konsideruar termin kombësi në ligjin e gjendjes civile si antikushtetuese.
Përfaqësuesit e qeverisë thonë se kombësia duhet të mbetet pjesë e gjendjes civile. Marsida Xhaferrllari ka shprehur shqetësimin përpara anëtarëve të gjykatës Kushtetuese se nëse hiqet termi kombësi, çështja është se sa do të ndikojë kjo më pas në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve.
“Kombësia është përbëres i gjendjes civile. Duke dhënë procedurën e regjistrimit të kombësisë dhe veçoritë e këtij elementi, pak a shumë të barabartë me elementë të tjerë të gjendjes civile, opinioni ynë është të vendosim një ekulibër të përshtatshëm . Nga viti 2003 në 2011-ën, pas tetë viteve bëhet kërkesë për kontrollin e antikushtetueshmërisë. Ky ligj ka tetë vite që lexohet nga këto tre gjykata, që kombësia është përbërëse e gjendjes civile”-tha përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Marsida Xhaferrllari.
Abuzimet me ndryshimin e kombësisë janë denoncuar fillimisht nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili është shprehur se në Korçë, Përmet dhe Gjirokastër kanë bërë ndryshimin e kombësisë rreth 2 mijë qytetarë. Në ndryshimet që pësoi ligji i gjendjes civile në 2003-in kombësia u njoh për herë të parë si element përbërës i gjendjes civile të individit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button