Zhduken eshtrat e Fishtës e Mjedës,Dom Nik Ukgjini jep alarmin

SHKODER- Eshtrat e emrave të mëdhenj të kulturës dhe historisë së kombit shqiptar si Fishta, Mjeda, Zadeja, Shantoja, Harapi etj, mund të jenë zhdukur pas ’90-ës, ndërsa ka lulëzuar shitja e varreve në varrezat katolike të Rrmajit, në Shkodër.

Dom Nik Ukgjini, klerik dhe studiues i njohur në Shkodër dhe më gjerë denoncon skandalin në një intervistë ekskluzive të botuar sot në “Gazeta Shqiptare”.

Gjatë intervistës për gazetaren Brikena Shllaku, Dom Nik Ukgjini tregon se gjithë kjo masakër që po ndodh në varrezat e Rrmajit, bëhet edhe tani kur ato janë të shpallura ‘Monument Kulture’. “As Enver Hoxha nuk i prishi varret trekatëshe të katolikëve”- ka thënë Dom Nik Ukgjini.

Kleriku shkodran bën apel për ndërgjegjësimin e institucioneve, të cilat me ligj duhet ta mbrojnë këtë vlerë të qytetërimit perëndimor, dhe kujtesë e një zhvillimi civilizimi njerëzor.

Intervista (te cilën mund ta lexoni te plotë sot në Gazeta Shqiptare) është shoqëruar me foto aktuale të varreve të vjetra në varrezat katolike të Rrmajit, në Shkodër. (s.g/BalkanWeb)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button