Librat shkollorë MASH heq kriterin e frymës kombëtare

Ministria e Arsimit heq kriterin e frymës kombëtare për librat me të cilët mësojnë nxënësit e sistemit arsimor parauniversitar.

Janë autorët e teksteve shkollore që denoncojnë faktin se, që librat të marrin “Ok”-in nga ky dikaster, duhet të edukojnë te nxënësit ndjeshmërinë për barazinë ndaj gjinive, racave, feve, kombësive apo pakicave, por është hequr kriteri i përshkrimit të tyre nga fryma kombëtare, kriter që më parë ka qenë shtylla kryesore mbi të cilat ndërtoheshin librat. Lajmi është denoncuar sot në Gazeta Shqiptare.

Autorët e tekstit thonë se përderisa vendoset si kriter i detyrueshëm dizanji apo ilustrimet, atëherë duhet të jetë e shkruar e zeza në të bardhë se librat shkollorë duhet të përshkohen nga fryma kombëtare.
Nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk është dhënë një përgjigje zyrtare,pasi titullari i këtij dikasteri, Myqerem Tafaj nuk ndodhej në Shqipëri dhe për gjëra të tilla duhet patjetër mendimi i drejtuesit. “Por jozyrtarisht  ata na kanë sqaruar se fryma kombëtare nuk është e nevojshme të shkruhet si një kriter, e zeza në të bardhë, pasi ajo kuptohet vetvetiu që tekstet tona duhet të edukojnë kombëtarizmin. Ata thonë se këtë gjë e bën më së miri Gjuha Shqipe, Leximi apo Letërsia, Gjeografia, Historia apo lëndë të tjera të karakterit shoqëror”- shkruan sotGSH.
Për autorët e teksteve kjo nuk është një gjë që duhet të lihet në dëshirën e gjithsecilit apo të nënkuptohet, por përshkrimi i teksteve shkollore nga fryma kombëtare duhet të jetë një kriter i detyrueshëm për të gjithë ata që marrin përsipër të hartojnë libra për nxënësit e shkollave.

Sot është afati i fundit kur të gjitha shtëpitë botuese duhet të dorëzojnë tekstet shkollore për vitin akademik 2011-2012. Pasi t’i dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ajo do të nisë diskutimin mbi ta mbi bazën e këtyre 11 kritereve dhe fituesit do të shpallen diku nga muaji maj. Menjëherë pas kësaj do të nisë shtypja dhe shpërndarja e tyre nëpër shkolla.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button