Ndërron jetë Baba Dede Reshat Bardhi (Video,Kenge)

Në moshën 76 vjeçare është ndarë nga jeta Haxhi Dede Reshat Bardhi, kryegjyshi botëror, pas një periudhe të gjatë qendrimi në shtrat si pasojë e një sëmundjejë të rëndë. 

Prej disa kohësh problemet shëndetësore e kanë detyruar që të mos ushtronte aktivitetin në krye të krygjyshatës.

Advertisement

Në vitin 2000, kreu i Kryegjyshatës ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, e cila do të pasohej nga një ndërhyrje tjetër në 2004-n.

Operacionet janë kryer në Amerikë dhe kanë rezultuar të suksesshme.

Por kush është Haxhi Dede Reshat Bardhi, njeriu që ka qenë për 18 vjet në krye të kryegjyshatës botërore bektashiane?

Haxhi Dede Reshat Bardhi u lind më 4 mars të vitit 1935 në fshatin Lusëm të Kukësit.

Më 1954 u dorëzua dervish tek kryegjyshi botëror i asaj kohe, Dede Ahmet Ahmataj.

Gjatë viteve 1958 – 1967 ka qënë i internuar së bashku me Dede Ahmetin në Drizar të Mallakastrës dhe më pas për 23 vite ka punuar në Ndërrmarjen Bujqësore “Gjergj Dimitrov”, në Tiranë.

Haxhi dede Reshat Bardhi me 1991 ka bërë peligrinazhin tradicional islamik në qytetin e shenjtë të Mekës ku dhe ka fituar titullin “haxhi”. Po atë vit, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Nënë Terezës, rihapi Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Më 20 korrik 1993 organizon dhe drejton kongresin e gjashtë bektashian, ku shpallet kryegjysh botëror i bektashinjve.

Këto 14 vitet e fundit pas përmbysjes së regjimit komunist, nën kujdesin personal të Dede Reshatit janë hapur e vënë në shërbim të besimtarëve bektashianë rreth 120 objekte kulti, duke realizuar kështu një ringjallje të vërtetë e të fuqishme të besimit bektashian në vendin tonë.

Në këto vite është nderuar në vendin tonë me tituj të ndryshëm si: Qytetar Nderi i Qarkut të Beratit, Kukësit, të Krujës, të Bulqizës, të Martaneshit dhe në mars të vitit 2005, me rastin e 70 vjetorit të ditëlindjes nga presidenti i Republikës iu dha urdhëri “Naim Frashëri i Artë”.

Haxhi Dede Reshat Bardhi i përket atij brezi të paharrueshëm atdhetarësh, të cilët iu kundërvunë diktaturës komuniste nëpërmjet forcës së shpirtit, besimit për të Plotfuqishmin dhe dashurisë për shqiptarizmën.
Ai ishte jo vetëm një njeri i rrallë, një udhëheqës fetar altruist dhe frymëzues, por edhe një shqiptar i vërtetë, i cili e kaloi gjithë jetën dhe u shua duke luftuar e duke u përpjekur për idealet më sublime të besimit, lirisë, demokracisë dhe përparimit. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, shkruan Presidenti Topi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button