Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Qeveria greke , do të rishikojë të gjitha pensionet që jep për minoritarët …

Qeveria greke po rishikon të gjitha pensionet që ka dhënë deri tani , për minoritarët grekë që jetojnë[ në Republikën e Shqipërisë . Kjo do të bëhet duke , kërkuar nga përfituesit e këtyre pensioneve , dokumente shtesë që të vërtetohet saktë se sa dhe nga kanë të ardhura të tjera ..

Ata përfitues që kanë një pension në Shqipëri , ose nuk do të rifinncohen me një pension nga Greqia , ose do të marrin një pjesë të vogël të pensionit të tanishëm që marrin nga shteti Amë , Greqia .
Një problem tjetër është edhe fallsifikimi që në shumë raste kanë bërë , përfituesit e deritanishëm të pensioneve , duke bërë që shifra reale e minoritarëve që përfitojnë ndimë pensioni nga qeveria greke të jetë e lartë .
Kriza ekonomike që Greqia po kalon , e detyron këtë të fundit që të bëjë rishikimin e ndihmave që jep për minoritarët  në jug të Shqipërisë ..
Banorët minoritarë që jetojnë në Gjirokastër dhe në Sarandë, kryesisht në zonat ruale. Këta banorë nga burime jo zyrtare llogariten në mbi 20 mijë. Ata përfitonin deri tani një pension nga 300 deri në 500 dollarë amerikanë në muaj në kuadrin e një financimi nga qeveria greke. Shifra është mjaft e konsiderueshme po të kihet parasysh që pensionet shqiptare nuk e kalojnë të 200 dollarët në muaj. Në zonën rurale kjo shifër është edhe më e ulët.
Ndryshimet në dokumentacionin e pensioneve, sipas burimeve zyrtare greke, përfshijnë ripërtëritjen e dokumenteve të identitetit, dëshmisë së prejardhjes, legalizimin e një seri dokumentesh si në institucionet shqiptare dhe ato greke, dëshmitë nëse personat marrin pension nga shteti shqiptar si dhe të dhëna të tjera familjare.
Instituti grek i Pensioneve përcaktoi 5 majin si afat të dorëzimit të këtyre dokumenteve përmes një qarkoreje të njoftuar nga mjetet lokale të informimit. Dhjetëra pensionistë janë dyndur ditët e fundit pranë zyrave të administratës në Gjirokastër dhe në Sarandë për të plotësuar dokumentet. Legalizimi i këtyre dokumenteve tani kryhet lirisht pasi selitë konsullore janë lehtësuar nga liberalizimi i vizave dhe agjensitë postare kanë marr një rol gjithnjë e më të madh në sigurimin e këtyre shërbimeve.
Vitin e shkuar shtypi qëndror grek kishte folur për reformimine këtij sistemi pasi dyshohej se qindra pensionistë nga Shqipëria e përfitonin këtë skemë në mënyrë të padrejtë. Sipas shtypit grek, vendimi merrej prej krizës së thellë të ekonomisë greke e cila nuk kishte kursyer edhe pensionistët, pjesëtarë të pakicës greke që jetonin në Shqipëri. Për shumë prej tyre vështirësitë e marrjes së pensioneve filluan që dhjetorin e vitit të kalur me disa praktika shtrënguese të autoriteteve greke në tërheqjen e pensioneve nga pensionistët pranë Bankave të Greqisë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button