Dokumenti, brenda dy muajsh, një herë grek, një herë shqiptar

Duke lënë mënjanë ligjin për Gjendjen Civile, i cili ka provokuar iniciativën e disa shtetasve shqiptarë për të ndryshuar kombësinë, kjo që nga 2009-a, e më së shumti në rrethet e jugut të vendit, një pjesë të mirë të këtij fenomeni, e përbëjnë falsifikimet dhe shkeljet e ligjit, për ta ndryshuar në mënyrë të padrejtë kombësinë. Kështu që në tetor të 2010-ës, Konsullata Greke në Gjirokastër i ankohet n/prefekturës Sarandë se nga Zyrat e Gjendjeve Civile të bashkive dhe komunave të kësaj n/prefekture, po lëshohen dokumente të falsifikuara, përfshirë në to emra dhe kombësi të falsifikuara. Konkretisht, në dokumentin që mban datën 13.10.2010 të Konsullatës Greke në Gjirokastër, në një prej pasazheve të saj thuhet:

“Kohët e fundit vërejmë që është shënuar ndjeshëm numri i dokumenteve që janë falso, ose janë falsifikuar më vonë, sidomos nga rrethet Sarandë dhe Delvinë. Më shumë vihet re falsifikimi i kombësisë, por edhe i emrave”.

Një shembull flagrant falsifikimi, vihet re dhe në dy certifikata që e ilustrojnë këtë fakt, lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile në Sarandë. Ato kanë 2 muaj distancë njëra nga tjetra dhe në këto dy muaj, kombësia e të njëjtit person është njëherë shqiptare dhe herën tjetër greke.

Kreu i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, i cili ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e atij neni të ligjit të Gjendjes Civile që lejon ndryshimin e kombësisë, lë të kuptohet se shkeljet më të shumta në këtë fenomen duhen kërkuar pikërisht te zyrat e Gjendjes Civile. Në një deklarim të para disa ditëve, z. Çela, pohoi faktin se Gjendja Civile në kundërshtim me ligjin, nuk ka marrë pjesë si palë në asnjë prej seancave të zhvilluara për ndryshim kombësie.

Vetë kryegjykatësi i Sarandës Alltun Çela, e pranon që dhe ai ka drejtuar çështje për ndryshim kombësie këto vite, por kjo brenda kuadrit ligjor ekzistues, ku ai, siç e thotë, duke u njohur së fundi me përvoja ndërkombëtare dhe europiane në veçanti, nuk e has këtë precedent që e ka Shqipëria, ndaj dhe kërkon shfuqizimin e ligjit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke e parë njëherësh dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese. Madje z. Çela, ka në dorë një çështje për ndryshim kombësie, që siç pohon është bërë shkas, që ai ta rishikojë ligjin.

Por më e rënda në këtë fenomen që tejkalon një ligj absurd, janë vetë abuzimet me të. Kreu i Gjykatës së Sarandës z.Çela, thotë se nuk ka fakte që abuzimet mund të kenë ardhur nga gjykatësit, ndërkohë që një zyrtarë i strukturave të drejtësisë në qytetin jugor, i cili nuk pranon t`i bëhet publik emri, thotë se dhe kolegët e tij kanë abuzuar rëndë vitet e fundit me proceset e ndërrimit të kombësisë, duke u zhytur në pazare të ulëta në këmbim të bërjes së tjetrit grek duke qenë shqiptar i kulluar.

Paçka fushatës së ndërmarrë për ta frenuar fenomenin në fjalë, ligjërisht, nuk ekziston asnjë pengesë që proceset për ndërrim kombësie të vijojnë sipas kërkesave të paraqitura. Javës që vjen, në Gjykatën e Sarandës, janë 3 të tilla. Dhe ato nuk mund të paragjykohen, deri sa të ekzistojë ai lloj kuadri ligjor i Gjendjes Civile, që e lejon një gjë të tillë, për të cilin është kërkuar shfuqizimi në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas shifrave të ofruara nga kreu i Gjykatës së Sarandës Alltun Çela, në 2009-ën, janë regjistruar 102 ndryshime kombësie në këtë gjykatë; ndërsa në 2010-ën, janë 85 raste të tilla. Pra janë 187 ndryshime kombësie në vetëm dy vite. Duke patur parasysh që nga 365 ditë që ka viti, rreth 160 janë pushim (fundjavat, leja speciale e gjykatësve dhe ditët e festave), i bie që në 400 ditë pune të mbetura në dy vite, të jetë bërë çdo dy ditë një gjyq për ndryshim kombësie (!). Dhe ndërkohë, ndërrimi i kombësisë vazhdon..

Kombësia e ndryshuar dhe vetëdeklarimi i kombësisë
Lidhja e dyshimtë mes ndryshimit të një ligji në 2009 dhe inisiativës së qeverisë shqiptare për ‘regjistrim me vetë-deklarim’

Debati më i fundit mbi abuzimet në gjykata me ndryshimin e kombësisë nga shqiptarë në grekë, ka konfonduar dhe më shumë procesin e pritshëm të regjistrimit të popullsisë, ku është dhe pika e vetëdeklarimit të kombësisë bashkangjitur asaj të fesë.
Kjo sepse mbrojtësit e vetëdeklarimit të kombësisë, kanë argumentuar se kombësia në deklarim do të provohet e dokumentuar nga deklaruesi.

Për këtë shkak, duket se ai ndryshim në ligjin për Gjendjen Civile në vitin 2009, prej së cilit më pas shpërthyen iniciativat për ndryshimin e kombësisë, – e më pas iniciativa dhe vendimi i qeverisë shqiptare për të realizuar procesin e regjistrimit të popullsisë me pikën e vetëdeklarimit të kombësisë, – pikëtakohen me njëra-tjetrën në një cak ku bie era anti-kombëtarizëm.
Vetëm në Sarandë ka ndërruar kombësinë,
një shqiptar në çdo 2 ditë pune të Gjykatës (!)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut 

Kliko me siper per tu bere anetare ne faqe  ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button