Dukati me ndërgjegje greke? Protestë masive në Himarë anti-Bollano
Një protestë masive është paralajëmruar të mbahet ditën e ditel në Himarë kundër kryetarit të Bashkisë Vasil Bollano.
Shkak i protestës është bërë informacioni zyrtar i dhënë në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës ku pretendohet se Dukati, Tragjasi, Radhima, Orikumi dhe 30 fshatra të tjera të Labërisë janë me ndërgjegje kombëtare greke.
Kuvendi i Dukatit ka marrë përsipër organizimin e protestës masive. Pleqësia e këtij Kuvendi është mbledhur dhe ka vendosur që të organizojë një tubim paqësor, i cili do të nisë nga Orikumi, ditën e diel në orën 09:00.
Nga kjo zonë, qytetarët do të lëvizin me flamuj dhe pankarta në duar, për në Himarë, për të treguar se Dukati dhe fshatrat e Labërisë nuk janë me ndërgjegje greke, por janë shqiptarë.
Per te qene i pranishem ne kete dubim,kliko ketu dhe konfirmo pjesmarrjen tende.