Arrihet qellimi i faqes: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise duke mbledhur po aq firma

Arrihet qelli i faqes:  Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Aleanca Kuq e Zi bën publike planveprimin për t’i thënë jo regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare dhe etnike. Gjatë tryezës së zhvilluar, përfaqësues të administratës shpallën objektivat afatmesme të punës, një prej të cilave është edhe plotësimi i peticionit jo më me 20 mijë firma por me 50 mijë firma, të mbledhura kudo ku ka shqiptarë, me qëllimin për të ndalur regjistrimin e popullsisë mbi bazën e vetë deklarimit të kombësisë.

Historiani dhe politikani Pëllumb Xhufi e sheh mjaft të rrezikshme procedurën e regjistrimit të popullsisë, ndaj dhe nisja e këtij plan veprimi sips tij do të bëjë pluhur këtë tentativë mjerane.

“Ti je minoritar, ti nuk mund të vetëshpëllesh minoritar dhe e drejta ndërkombëtare ka një ligj që në 1930 dhe ai njihet. Cështja e kombësisë është një cështje fakti, nuk është një cështje të drejte sic është trajtuar tek ne. Këto janë skenare shumë të rrezikshëm që kanë cbëre shtete dhe kanë sjellë luftra civile që sot e kësaj dite vazhdojnë. Do mbështetemi edhe në ndihmën e ekspertëve që nuk janë në këtë tryezë, të cilët do hartojnë një material i cili do bëjë hijepluhur këto tentativa të mjera në kuptimin intelektual, dhe ligjor e historik”,- tha Xhufi.

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button