Protestë në Malishevë, Jashari: Çlirimtarët nuk janë kriminelë!

Me thirrjet “UÇK – Limaj dhe parullat “Boll ma EULEX”, “Çlirimtarët nuk janë kriminelë”, “Lironi çlirimtarët”, mijëra qytetarë kanë dalë për të protestuar të enjten në qytetin e Malishevës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj arrestimeve të fundit të EULEX-it.
Qytetarët kanë filluar tubimin e tyre pak para orës 12.00 dhe kanë marshuar drejt qendrës së qytetit, ku me brohoritje e pankarta kërkojnë që EULEX-i të ndërpres akuzat dhe shpifjet politike për luftën e drejtë të UÇK-së.
Një fjalë rasti para protestuesve e ka mbajtur edhe kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, i cili bëri thirrje që të ndalen sulmet e pabaza ndaj çlirimtarëve.
“Kur arrestohet çlirimtarët shkelet mbi gjakun e dëshmorëve dhe nga ky vend i bëjmë thirrje EULEX-it që të ndalojë akuzat edhe shpifjet politike që janë të përgatitura në kuzhinat serbe”, ka thënë Jashari.
Protesta kundër arrestimit nga ana e EULEX-it të luftëtarëve të UÇK-së është organizuar nga degët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së në Malishevë dhe është mbështetur në masë të madhe nga qytetarët.

Per me teper klikoni me siper ^^^

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button