Media greke: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, i pashmangshëm

E përditshmja më e madhe greke “Kathimerini” citon Adem Demaçin të bëjë pohimin dhe argumentet që e çojnë në këtë përfundim 

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën bëhet i pashmangshëm nëse Beogradi zyrtar nuk do të ndryshojë kurs. Kështu paralajmëron Adem Demaçi, një ndër emrat kryesorë të lëvizjeve për të drejtat e njeriut në Kosovë, raporton e përditshmja greke “Kathimerini”.
Gazeta citon z.Demaçi të pohojë se derisa Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj përballë Kosovës duke mos e pranuar atë si shtet më vete, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të mund të bëhet realitet shumë më lehtë.
“Në këtë situatë që Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet, shqiptarët e Kosovës mund të bashkohen lehtësisht me Shqipërinë. Ne nuk mund ta përjashtojmë këtë mundësi, nëse Serbia do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim të njohur ndaj Prishtinës zyrtare”, – ka deklaruar Adem Demaçi.
Kurse pohon faktin se “përkundrejt qëndrimeve të Serbisë, “shqiptarët po tregojnë se janë të organizuar dhe një bashkim kombëtar do të mund të shndërrohej në realitet”.
Duke i bërë jehonë të gjerë deklaratave të z.Demaçi, bërë në Shkup në një manifestim të organizuar me rastin e 30 vjetorit të protestave të studentore në Prishtinë, “Kathimerini” citon edhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë, nuk ishte një dëshirë e shqiptarëve por një imponim nga Bashkimi Evropian.
“Ne nuk kemi asnjë dëshirë dhe asnjë përfitim nga këto bisedime, sepse ato janë imponuar dhe aranxhuar nga BE- dhe OKB. Europianët, i bëjnë lëshime Serbisë sepse janë të interesuar ta tërheqin në BE ngaqë Serbia është një faktor më i rëndësishëm se Kosova”, – ka deklaruar Adem Demaçi.
Ndërsa duke u ndalur në tensionet ndëretnike në Maqedoni (FYROM ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), z.Demaçi tha se ato nxiten nga struktura serbe të instaluara në institucionet e Shkupit, të interesuara të ruajnë armiqësinë me shqiptarët.

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Një koment

  1. Vet kâm thân kaher se nuk na duhen dy gjeverija por i gjeveri për tân Shqiptar,por na Shqiptart nuk kem diplomata qysh me 1911.Gjikush ka këqyr intweresat e veta,1918 kur u bashkuon Sllavët,1945,1990 kur çpartallis jugoslavi e ra Komunizmi ater edhe te pavarsija e Kosoves.E dij se ite kên shtir, por kurrkush nuk e ka lyp Bashkimin Komtar e mei shfrytëzua jekto katër shansa.Jâty asht gabimi i Shqiptarit se nuk dijm çka duom e kur duom.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button