Ndryshimi i Kombësisë Elbasan, qindra firmosin peticionin e “Aleanca Kuq e Zi”

Pas Vlorës, Durrësit dhe Tiranës, “Aleanca Kuq e Zi’ ka vijuar sot turin me me Elbasanin per firmosjen e peticionit kundër regjistrimit të popullsisë me bazë etnije dhe feje.

Sot qindra qytetarë nga ky qytet i kanë dhënë mbështetje peticionit dhe kanë mbështetur Aleancën në këtë nismë.
Qytetarët kanë nënshkruar peticionin, ndërsa përfaqësues të “Aleanca Kuq e Zi” kanë theksuar se me anë të këtij peticioni I jepet fund njëherë e mirë falsifikimit të kombësisë shqiptare.

Sipas aleancës “Kuq e zi” maratona do të vijojë në çdo qytet pasi sipas saj falsifikimi i kombësisë nuk tolerohet dhe se është koha për integritet kombëtar.

Ndërkohë pak ditë më parë dhjetëra shoqata nisën firmosjen e peticionit në Vlorë, në Sheshin e Flamurit, një peticion kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe feje.

Me anë të këtij peticioni, i cili duhet të mbledhë 20 mijë firma për t`u kthyer në nismë ligjore, shoqatat kërkojnë ndryshimin e ligjit të regjistrimit të popullsisë.

I pari që ka firmosur peticionin ka qenë nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili ka theksuar se ligji ekzistues është antikushtetues dhe e ka cilësuar unike një nismë të tillë.

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button