PDIU thirrje qeverisë: Të reagohet ndaj konsullit grek, siç i takon një shteti sovran


PDIU kundër reagimit të Greqisë mbi çështje e regjistrimit të popullsisë
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka deklaruar ditën e djeshme se janë të papranueshme deklaratat e zëdhënësit të Ministrisë të Jashtme të Greqisë, z. Jorgo Delavekuras, mbi regjistrimin e popullsisë në Shqipëri. Sipas Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, regjistrimi i popullsisë është një çështje e brendshme e shtetit shqiptar dhe një shtet i huaj nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këtë proces.

Advertisement

Reagimi
Ky reagim nga PDIU ka ardhur një ditë pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke Grigoris Delavekouras i cili ka deklaruar “se shtyrja deri në vjeshtë e procesit të regjistrimit të popullsisë ka të bëjë me presionin e qarqeve nacionaliste”. Sipas Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet vetë Greqia, edhe ky shtet që ka në përbërje të saj minoritete apo grupime të mëdha etnike dhe gjuhësore, është një nga ato shtete në BE-së e cila në pyetësorin për regjistrimin e popullsisë nuk përfshin pyetjet për përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhësore. Ndërkohë që qëndrimi i saj mbi shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri nga krerët e saj ka sjellë reagime në lidhje me këtë çështje e cila është krejtësisht një çështje e brendshme e vetë shtetit shqiptar. PDIU sqaron se në BE, nga 27 vende anëtare, vetëm përafërsisht 10 kryejnë regjistrimin mbi këto baza dhe se të gjitha këto vende kanë përcaktuar vetë se çfarë pyetësori do të kenë dhe asnjë shtet tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë mbi regjistrim e popullsisë që bëhet brenda një vendi.

Greqia reagime për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri
Debati për çështjen e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri nisi pas deklaratës së konsullit grekë në Korçë një muaj më parë i cili u bëri thirrje qytetarëve që në regjistrimin e muajit prill, të shënonin në formular kombësinë e tyre greke ndërkohë që pas marrjes së lajmit të shtyrjes së këtij procesi nga ana e shteti shqiptar ka qenë i menjëhershëm reagimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke Grigoris Delavekouras i cili ka deklaruar se “shtyrja deri në vjeshtë e procesit të regjistrimit ka të bëjë me presionin e qarqeve nacionaliste”. Përpjekjet e grekeve për të rritur në mënyrë fiktive numrin e minoritarëve në vend dhe abuzimit të përhershëm mbi shifrat e pranisë së tyre, i shtohet dhe problemi i regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnike si pasojë e ndryshimeve ligjore në vend. Duket se shtyrja e këtij regjistrimi nuk i ka kënaqur krerët e qeverisë greke të cilët herë pas here lëshojnë deklarata lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe numrit të minoritarëve të pranishëm në vendin tonë. Ndërkohe që Greqia vetë si shtet nuk i’u jep prioritet apo të drejta minoriteteve që janë të pranishëm brenda territorit të saj, por është gjithmonë e gatshme të ndërhyjë në çështjen e minoritarëve greke në vendin tonë, duke u përpjekur të abuzojë me shifrat e pranisë së tyre brenda Shqipërisë. Shkelja e këtij sovraniteti, sidomos nga një shtet me shumë minoritete të panjohura, që nuk ka kryer kurrë regjistrim mbi baza etnike cenon sovranitet e Shqipërisë.

PDIU e gatshme për ligje mbi të drejtat e minoritetit
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e cila u formua vetëm pak ditë më parë si shkrirje e PDI dhe PDU ka hedhur idenë e nxjerrjes së rezultateve mbi kombësinë bazuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile që është cilësuar nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Evropian si një regjistër model. “Kjo është mënyra më e mirë që kërkesa e minoritetit për të pasur një numër të plotë dhe real të anëtarëve të tij të realizohet,” thotë PDIU duke shtuar se vetë ajo si parti është e gatshme të votojë apo qoftë edhe të iniciojë çdo ligj në Kuvend për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë. PDIU i ka bërë thirrje ministrit të Inovacionit të heqë nga pyetësorët pyetje që nuk ekzistojnë në asnjë vend të përparuar, aq më pak në një vend unitar si Shqipëria, që qarqe të huaja tentojnë ta paraqesin si multietnike. “Shqipëria nuk është multietnike dhe nuk do të jetë kurrë e tillë”. Apeli i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet është në vazhdën r protestave të bëra në vend mbi regjistrim e popullsisë mbi bazë fetare dhe etnike por dhe të ndërhyrjes e reagimit të qeverisë greke mbi shtyrjen e këtij regjistrimi në vend.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button