Nga kush ka frikë Kryepeshkopi?!

Prej ditësh qarkullon një formular dygjuhësh, shqip dhe greqisht, i shpërndarë në mjediset religjioze e kishtare, ku kërkohet përkrahje për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Megjithëse e çuditshme dhe pa një shënjestër konkrete, kjo letër përkrahjeje, kritikon “qarqe” të cilat, sipas saj, kanë marrë përsipër ta mbrojnë kishën nga armiq imagjinarë. Megjithëse nuk thuhet hapur, aludimi për figura si studiuesi i njohur Kristo Frashëri, i cili ka debatuar shpesh me pikëpamjet religjioze e nacionaliste të elitës ortodokse, është i qartë. Nga ana tjetër, vetë kreu i kishës ortodokse Janullatos, vijon ta ndjejë kriticizmin e vazhdueshëm që e ka shoqëruar në dy dekadat që ka qëndruar në krye të kishës ortodokse shqiptare autoqefale. Më shumë se një lëvizje klerikale, kjo duket një taktikë politike për të forcuar pozitat e Janullatosit brenda komunitetit ortodoks dhe për t’i dhënë një përgjigje të tërthortë kriticizmit që e rrethon nga shumë anë figurën e tij. Por ndoshta, siç shprehet edhe historiani Pëllumb Xhufi, edhe për të testuar paraprakisht rezultatet e regjistrimit me bazë etnike të popullsisë që do të kryhet në të ardhmen. Morëm një numër opinionesh lidhur me këtë nisëm të fundit të Kryepeshkopit

Sabri Godo: “Janullatos, si një kryetar partie”
Unë s’e përfytyroj dot kreun e Kishës Ortodokse si një kryetar partie që organizon peticione nëpër qarqe e zona të vendit. S’kemi dëgjuar kurrë ndonjëherë më parë për një gjë të tillë. Veç të tjerash se kuptoj se për çfarë do të shërbejë një gjë e tillë, është e pavlerë, nuk mund të ndryshojë mendimin e atyre që e kanë tashmë të fiksuar mirë një të tillë. Unë jam i mendimit se ajo që duhet të kuptojë njëherë e mirë z. Janullatos, është që KOASH duhet të drejtohet nga shqiptarë. Këshilli i lartë drejtues i kësaj kishe, Sinodi i Shenjtë, nga katër, ose pesë vetë që ka në përbërjen e tij, unë di fort mirë që vetëm njëri prej tyre është shqiptar e të tjerët janë grekë. Ndaj kur them se KOASH duhet të drejtohet nga shqiptarë, i referohem përveç kryepeshkopit të saj edhe kryesisë së lartë të saj. Pra, Sinodi i Shenjtë praktikisht është grek. Ne jemi një shtet i pavarur e meritojmë gjithashtu të kemi një kishë të pavarur. Në vend të një korace kundër kësaj të drejte të qartë që kërkojnë shqiptarët dhe të këtij referendumi të kotë, Janullatosi vetë do të bënte mirë të shtronte një tjetër çështje për diskutim e referendum, kundrejt të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë shqiptarëve: “Kush duhet ta drejtojë Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare?”.

Vasil Bollano: “S’ka të bëjë me regjistrimin”
Besimtarët ortodoksë janë të indinjuar nga shkrimet dashakeqe të disa muajve më parë, të cilat marrin përsipër të hedhin baltë mbi një figurë të lartë dhe të respektuar. Nga pikëpamja fetare, duhet thënë se Hirësia e Tij gëzon një imunitet dhe vlerësim të padiskutueshëm. Për këtë arsye besimtarët ortodoksë në jug të vendit kanë ndërmarrë iniciativën të nënshkruajnë këtë formular të përpiluar nga vetë komuniteti i tyre, dhe jo siç thuhet nga kryepeshkopi Anastas. Duhet të theksoj se është atribut i vetë besimtarëve orthodhoksë si dhe i kryesisë së KOASH-it dhe jo i atyre që duan të hedhin baltë mbi këtë kishë dhe punën e saj, që mbi të gjitha nuk kanë as kompetencat, as pozicionin dhe as detyrën e duhur, të vendosin se kush duhet ta drejtojë kishën e tyre.
Si e komentoni ju opinionin se shpërndarja për firmosje e këtij formulari shërben veçanërisht për testimin paraprak të rezultateve që do të dalin nga regjistrimi i popullsisë edhe mbi bazën e besimit fetar dhe kombësisë?
Kjo nuk ka të bëjë fare me regjistrimin e pritshëm të popullsisë. Kjo është një lëvizje e lirë e besimtarëve, të cilët mbështesin drejtuesin e tyre shpirtëror pa pasur tendenca të tjera të paramenduara. Çdo aludim tjetër rreth kësaj çështjeje është spekulim. Vetëdeklarimi në momentin e regjistrimit të popullsisë është gjithashtu një fenomen i lirë.

Pëllumb Xhufi: “Një tjetër mëkat i Janullatosit”
Ajo çka mund të them pas kësaj nisme tjetër të Hirësisë së Tij, është që kemi të bëjmë me një tjetër veprim antikanonik e mëkatar të tij. Për të mbetur vetëm tek “skandalet” e fundit, kujtoj se vetëm ndonjë muaj më parë z. Janullatos abuzoi me vdekjen fatkeqe të të riut himarjot Apostol Guma, për të paralajmëruar ndarje e konflikte etnike aty ku nuk ekzistojnë të tilla. Tani, Hirësia e Tij e ka turbulluar përsëri opinionin publik me nismën e tij për një lloj “referendumi ortodoks” të organizuar brenda kishave tona, me qëllim të shpallur shigjetimin apo “kryqëzimin” e Akademikut Kristo Frashërit. Unë dua të kujtoj që kisha është një vend i shenjtë ku lejohet të shpërndahen dhe të lexohen vetëm librat e shkrimet e shenjta, e jo trakte apo formularë. Është absolutisht e ndaluar nga kanonet e kishës, nga vendimet e sinodeve e të koncileve ekumenike, që ajo të përdoret për qëllime laike e politike. Ç’është kjo “kryengritje” që Hirësia e Tij paska programuar të fillojë nga kishat e manastiret ortodokse? Me sa dimë, kryengritjet kanë nisur gjithmonë nga të tjera vende. Kanë nisur nga selitë e partive politike, kanë nisur edhe nga stadiumet, kanë nisur edhe nga pijetoret, por asnjëherë nuk kanë nisur nga kishat e xhamitë, të paktën jo nga këto tonat. Përse, pyesni ju, ky veprim tjetër i debatueshëm i Hirësisë së Tij dhe pikërisht tani në prag të Krishtlindjeve. Dihet, që qeveria shqiptare, nën presionin e qeverisë greke, ka shpallur regjistrimin e popullsisë me vetëdeklarim të kombësisë e besimit. Në vështrim të këtij regjistrimi, ku qarqet antishqiptare kanë mbështetur shpresa të mëdha për një “përmbysje” të raporteve etnike e fetare, Hirësia e tij duket ka shpikur edhe këtë “yner” të fundit: së pari, të mobilizojë me frymë “anti-frashëriote” të krishterët ortodoksë të Shqipërisë, e së dyti, nëpërmjet këtyre formularëve të “solidaritetit” me Kryepeshkopin, të bëjë një vlerësim paraprak të atyre që ai mendon se do të deklarohen si “grekë” gjatë regjistrimit të ardhshëm. Kujtoj, që me një këmbëngulje që të bën të dyshosh, z. Janullatos ka folur vazhdimisht e në mënyrë të papërcaktuar për “popullin ortodoks”, sikur ky të përfaqësonte në Shqipëri një entitet më vete. Dhe në të njëjtën kohë ka rezervuar fjalë përçmimi për ata që ai i quan buzëvarur, “myslimanët”, apo “ateisët”, apo “komunistët”, të cilët janë pikërisht ata që e mendojnë ndryshe nga ai. Do ta denoncoja me forcë këtë lloj “referendumi” tinëzar brenda komunitetit ortodoks shqiptar, duke kujtuar që të njëjtin referendum u mundua pa sukses t’ia imponojë që më 1919 Shqipërisë kryeministri i atëhershëm grek, E. Venizellos. Me këtë hap të fundit, z. Janullatos e mbushi kupën. Në rast se ai, në vitin 1993, i premtoi nunit të tij, zotit Berisha, se do të largohej në momentin e duhur nga posti i uzurpuar i kreut të KOASH, ky është pikërisht momenti për të mbajtur një fjalë, por edhe për të lënë një emër në këtë vend, të cilin ai nuk deshi ta kuptojë e ta respektojë.

Vangjel Dule: “Mjaft më me fantazma”
Janë disa qytete të vendit ku besimtarët orthodhoksë, me iniciativën e tyre, dëshmojnë mbështetjen për kreun e KOASH, kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë për veprën e tij dhe në të njëjtën kohë shprehin keqardhjen dhe protestën e tyre për ndërhyrjet sistematike që tentohen, nëpërmjet shkrimeve të ndryshme, në aktivitetin e komunitetit orthodhoks. Ne kemi një harmoni dhe bashkëjetesë fetare të mrekullueshme, të provuar gjatë kohërave, dhe ky është një aspekt mbi të cilin duhet të investojmë si vend. Jo vetëm ta çojmë atë më tej, por edhe në betejat tona diplomatike për imazhin e vendit, duhet ta konsiderojmë si “kalë beteje”. Të gjithë këto zëra kundër aktivitetit të Kishës Orthodhokse dhe primatit të saj, vijnë nga njerëz që ose u përkasin besimeve të tjera fetare, ose klasës së ateistëve. Rrjedhimisht, ata janë nga çdo këndvështrim të pa pranueshëm dhe të dënueshëm. Kryepeshkopi Anastas nuk është një hierark i rastësishëm. Ai është ndoshta një nga figurat më të spikatura të botës së sotme orthodhokse dhe jo vetëm e saj. Është një nga njohësit më të mirë të fesë islame dhe nga kontribuuesit kryesorë të kultivimit të dialogut midis botës së krishterë dhe botës islamike.
Ka opinione që shprehin se shpërndarja e këtij formulari i paraprin një testimi të situatës dhe rezultateve që do të përftohen nga regjistrimi i popullsisë e cila do të marrë në konsideratë specifikimin edhe të besimit dhe fetar dhe kombësisë së deklaruar. Si e komentoni ju këtë opinion?
Mjaft më me fantazma. Le të kufizohen historianët në rolin e tyre të analizës së historisë. Janë vetë qytetarët, që duke nxjerrë dhe konkluzione nga historia do të përcaktojnë edhe të tashmen. Është fatkeqësi kur historianët përpiqen që me cilësinë e tyre, tejet të respektuar prej të gjithëve, të synojnë të ndikojnë me tendenciozitet për realitetin dhe të ardhmen.

Kristo Prifti: “Ai po shkel statusin e Kishës”
I vënë në pozitë të vështirë përballë kritikave të argumentuara e të mbështetura në fakte të Prof. Kristo Frashërit për mbrojtjen e KOASH, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Janullatos ka hyrë ditët e fundit në një rrugë, me të cilën vështirë të mbulojë shkeljen prej tij të Statutit të Kishës Autoqefale Shqiptare të vitit 1929 (nenin 16), që nuk e lejon atë të jetë Kryepeshkop i Kishës Shqiptare. Prof. Kristo Frashëri nuk është një zë i vetëm nga radhët e intelektualëve shqiptarë që mbron KOASH. Shpërndarja e një formulari të tillë nga një kryepeshkop i kishës është një veprim të cilit vështirë t’i gjesh shembull në historinë e kishës së krishterë, autoriteti i së cilës dhe përkrahja e besimtarëve për peshkopët e saj, që njihen si barinjtë e tyre shpirtëror, bazohen në besimin te doktrina e krishterë dhe te pastërtia e tyre si klerikë dhe nuk mund të fitohen me nënshkrimin e formularëve për besnikëri ndaj tyre, të cilët janë më tepër mjete që përdoren nga partitë politike e organizatat shoqërore. Besimtarët ortodoksë të vendit, ndonëse e çmojnë ndihmesën që Hirësia e Tij ka dhënë për rindërtimin e kishave ortodokse, janë gjithashtu të ndërgjegjshëm se të nënshkruash këtë formular “për të mbështetur Kryepeshkopin A. Janullatos me mirënjohje dhe besim të palëkundur”, aq më tepër kundër intelektualëve ortodoksë, bashkatdhetarë të tyre, do të thotë të përkrahësh ata që po likuidojnë autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe po e vënë atë nën varësinë e të huajve.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Një koment

  1. o janullatos o te qifsha motren e car te mban pragu grek… o ti lenca me barre kurvat qe keni… po ti nuk merresh me punet e kishes o bythqire… po ik sa pa hengur ndonje kar shqiptari se pastaj do ndryshosh mendje…ne nuk i kemi qejf bythqirat grek… ti dhe ca te tjere doni plumbin kokes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button