52 intelektualë shqiptarë, peticion Presidentit për regjistrimin

52 personalitete të fushave të ndryshme i janë drejtuar përmes një peticioni, Presidentit të vendit Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli lidhur me regjistrimin e popullsisë, mbi baza etnike dhe fetare. Mes firmtëravë të këtij peticioni janë dy ish presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, politikanë të spektrit të ndryshëm si Pëllumb Xhufi, Sabri Godo, Besnik Mustafaj, por edhe shkrimtarë, artistë, historianë, analistë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, shprehin shqetësimin lidhur me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare që prek të drejtat themelore të njeriut, interesat kombëtare dhe bie ndesh me Kushtetutën. Ata shtojnë se elementë të tillë regjistrimi nuk ekzistojnë në asnjë, nga 27 vendet anëtare të BE dhe se Shqipëria është një vend pa konflikte etnike dhe fetare, ku pakicat kombëtare gëzojnë të drejtat më të plota, sipas standardeve europiane.

Sipas tyre, Shqipëria është shtet laik dhe regjistrimi mbi bazë etnike dhe fetare do të nxiste një garë negative mes këtyre kategorive, ndërsa vetëdeklarimi është haptas kundër identitetit tonë. Personalitetet propozojnë në këtë kuadër që ligji për gjendjen civile, i bërë në këtë frymë, të shfuqizohet sa më parë. Gjithashtu, ata i bëjnë thirrje intelektualëve, shoqatave dhe fondacioneve pa dallim, të bashkohen me anë të deklarimeve në masmedia, në krah të këtij peticioni. “Ne, të nënshkruarit, mbështesim dhe nxisim regjistrimin e ri të popullsisë, si faktor me rëndësi, për një qeverisje më të mirë dhe mbarëvajtje shoqërore. Njëherazi shfaqim shqetësimin tonë, lidhur me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare, që prek të drejtat themelore të njeriut, interesat tona kombëtare dhe bie ndesh me Kushtetutën. Shprehja e përkatësive etnike dhe fetare, mbështetur edhe në Kartën e Kopenhagenit, janë çështje të individit. Neni 20 i Kushtetutës se Shqipërisë u jep të drejtën pakicave kombëtare të shprehin lirisht, pa u ndaluar, as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Kuptohet qarte se e drejta e pakicave për të shprehur përkatësitë e tyre nuk është detyrim për ta. Aq me pak mund të jetë një detyrim për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Konsiderojmë veçanërisht të rrezikshme ne momentet e tanishme, kërkesën për vetëdeklarimin e kombësisë. Elemente të tillë regjistrimi nuk ekzistojnë në asnjë nga 27 vendet anëtare të Komunitetit Europian, ku aspirojmë të anëtarësohemi. Nuk shohim asnjë dobi nga regjistrimi etnik dhe fetar. Ne jemi një vend pa konflikte etnike fetare. Pakicat minoritare gëzojnë të drejta të plota, të parashikuara nga standardet më të larta europiane. Shqipëria nuk është një shtet i lindur sërishmi, raportet e saj me minoritet janë aq të vjetra, sa edhe vetë historia e shtetit shqiptar, që i ka njohur minoritet e saj, qysh prej vitit 1921 para Lidhjes se Kombeve. Ne dallohemi për harmoninë e shkëlqyer ndërmjet besimeve fetare. Shqipëria është shtet laik. Regjistrimi mbi baza etnike e fetare do të nxiste një garë negative, ndërmjet këtyre kategorive. Kurse vetëdeklarimi i popullsisë, në kushtet e sotme, është haptas kundër identitetit tonë. Ligjit për gjendjen civile i bërë në këtë frymë, duhet shfuqizuar sa më parë.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve, shoqatave, fondacioneve pa dallim, shqiptarëve jashtë atdheut, të bashkohen me anë të deklarimeve në mas media, në përkrahje të këtij peticioni. Ne shprehim gatishmërinë për pjesëmarrje në çdo debat publik, mbi këtë çështje me rëndësi të veçantë, me synimin për të arritur një proces regjistrimi sa më të mirë e transparent”, thuhet në këtë peticion.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button