Ngarkesë e re kokaine?! Gazetari paralajmëron nga Belgjika: Po vjen 2 tonëshi i radhës nga Ekuadori

Duket se puna e grupeve të shqiptarëve nuk ndalet! Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se brenda disa ditëve në një nga portet më të mëdha të vendit, atij të Antwerpe, do të mbërrijë një tjetër ngarkesë me kokainë.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, gazetari Hoxha shkruan se edhe kjo ngarkesë do të vijë nga Amerika e Jugut, më konkretisht nga Ekuadori.

“Sa ta ndajne shapin nga sheqeri deri me 6 mars, se kush do te jete numri 2 ne Shqiperi, me mire po “trajnohem” disa kohe ne Belgjike, deri sa “çunat” te zbarkojne konteinerin nga Ekuadori, me 2 tonshin e radhes ne Antwerpen…

Epo nuk thote kot ai tremandatshi: “Pune ka por nuk gjen profesioniste”. Nuk eshte e lehte, te vish direkt nga Shqiperia dhe te kapesh banakun, mu tek hyrja e Parlamentit Europian…,”-shkruan gazetari në postimin e tij./m./j

Back to top button