Berisha “rrëzon” Presidentin/ Meta shkel hapur Kushtetutën, negocioi fshehurazi marrëveshje në emër të LSI për garën e 6 marsit!

Me një fjali, Sali Berisha i ka rrëzuar poshtë 2 gënjeshta të mëdha që Ilir Meta i ka thënë me zë dhe me figurë. Ai sot ka deklaruar se ka negociuar me Metën për koalicionin që ka bërë me LSI-së në zgjedhjet e 6 marsit.

Kjo deklaratë është shumë e fortë, kjo pasi në një kohë kur Meta flet si president mbi palët, nga ana tjetër, në fshehtësi bën marrëveshje si kryetar partisë që ka themeluar vetë, LSI-në, e është në një moment kritik, me vetëm 4 deputet në Kuvend.

Nga ana tjetër, Meta është pyetur se kur e ka takuar për herë të fundit Berishën dhe është përgjigjur se kjo ka ndodhur para 17 muajsh, madje fliste se ndjente mall për doktorin për të cilin ka shprehur haptazi simpati për të, por sot u kuptua që ai ka gënjyer. Jo vetëm që e ka takuar, por madje edhe ka bërë marrëveshje.

“Për Berishën kam mall sepse e kam thënë, kam 17 muaj që nuk e kam takuar, për Ramën mall nuk kam, pro tani po të më shkruajë të më thotë që ka diçka të rëndësishme për shtetin, unë lë çdo gjë e iki. Të lë ty, të kërkoj ndjesë e shkoj në zyrë sepse sa hërë më kërkuar diçka unë i kam shkuar. Mall nuk kam, mall për njerëz që i kanë bërë këto gjëra vendit tonë.”-tha Meta.

Nderkohe qe ka qene Berisha ai qe ia ka nxjerre “bojen”, duke deklaruar se eshte takuar per zgjedhjet e 6 marsit.

“Vetëm për këto zgjedhje do jemi me LSI. Kemi pasur bisedimE në të gjitha nivelet. Kam pasur bisedime me zotin Meta. E kam takuar zotin Meta. Kam takuar të gjithë kryetarët e partive opozitare, përveç zotit Dule që ndodhet jashtë vendit. Por edhe me të kam kontaktuar,”-tha Berisha në fjalën e tij./m.j

Back to top button